Home / Sport / Shkëndija tregoi forcën kundër Teteksit

Shkëndija tregoi forcën kundër Teteksit

Shkëndija të dielën tregoi se kush është ‘shef’ në Tetovë duke mundur Teteksin me rezultatin 3:1 në derbin e qytetit. ‘Kuqezinjtë’ me një lojë të angazhuar, fanatike dhe sulmuese arritën që të mundin rrivalin e qytetit Teteksin, të cilët ishin skuadra e vetme që këtë sezon nuk kishte pësuar nga lideri i renditjes.

Ndeshja u zhvillua në atmosferë fantastike kur në tribuna ishin të tubuar mbi 11 000 shikues, të cilët gjatë 90-të minutave nuk ndalën përkrahjen për skuadrën e Shkëndijës. Takimi filloi me matjen e forcave ndërsa vërehej një iniciativë e lehtë e Shkëndijës. Në saje të një loje të tillë Shkëndija vazhdoi të shtypë kundërshtarin, ndërsa gëzimi i parë erdhi në minutën e 24 kur pas një sulmi të ‘kuqezinjëve’ Kemal Allomeroviq lëshoi goditje të fortë duke shënuar për epërsi të Shkëndijës. Ky gol solli delirium të vërtetë në tribunat e stadiumit të qytetit në Tetovë, ku si kurrë më parë mbështetej skuadra e Shkëndijës. Pas golit të epërsisë futbollistët ‘kuqezi’ sikur fluturonin në teren, ndërsa Teteksi në këto momente nuk dinte ku e ka kokën. Në këtë peridhë Shkëndija kishte disa mundësi të mira për të ngriur epërsinë, mirëpo së pari pas aksionit të mire të Allomeroviqit portieri Jovanovski ndali goditjen e Eminit, ndërsa më vonë gjuajtja e fortë e Ersen Salit, u përplas në shtyllën e Teteksit. Në fillim të pjesës së dytë në element ishin tifozët e Shkëndijës ‘Ballistët’ që krijuan atmosferë të bukur, ndërsa sa i përket ndeshjes gjakrat u nxehën në minutën e 58-të kur arbitri Meçkarovski në një situatë skajshëmrisht të dyshimtë tregoi në pikën e bardhë për Teteksin. Nga tabori i Shkëndijës protestonin këtë vendim, mirëpo arbitri mbeti në të veten, kështu që në minutën e 60-të Kleçkaorvski ishte i saktë nga penaltia, duke barazuar rezultatin në 1:1. Barazimi nuk i ndali ‘kuqzezinjtë’ të cilët në vazhdim luajtën edhe më të angazhuar, kështu që në minutën e 76-të, Mustafi nisi aksion të ri duke pasuar për Eminin, i cili vazhdoi topin për Sali që lëshoi topin drejt Mustafit, ndërsa kapiteni ‘kuqezi’ në stil të lartë kaloi mbrojtjen kundështare duke plasuar topin në rrjetën e Teteksit për epërsi të re të Shkëndijës. Shkëndija vazhdoi të shkelë në vazhdim kundërshtarin, ndërsa në minutën e 83-të pas harkimit të Mustafit, Ardian Nuhiu shënoi me kokë duke vendosur rezultatin përfundimtar Shkëndija, 3, Teteksi 1. Minutata e fundit të takimit ishin mundësi për futbollistët ‘kuqezi’ për të argëtuar publikun të cilën me ole, ole çuan ndeshjen drejt fundit. Pas 7-të minutave kohë shtesë arbitri Meçkarovski dha shenjë për përfundimin e takimit, që ishte fillimi i një feste të madhe në tribuna, ku shikuesit vazhdonin të qëndrojnë edhe pse ndeshja kishte përfunduar. Heronjtë e takimit, futbollistët e Shkëndijës ishin të kënaqur me përkrahjen nga publiku, duke shkuar së bashku para secilës tribunë ku festonin së bashku me tifozët, ndërkohë para stadiumit të qytetit ngjante në një dasmë të vërtetë ku tifozët e kryesia hidhnin vallen nën rritmin e zurlave dhe tupanave.

Dhembje në familjen Shaqiri

Disa ditë para sfidës me Teteksin, në familje të kryesisë së Shkëndijës kishte dhembje. Në fakt drejtori sportiv Besir Shaqiri ishte në pritje të fëmijës së parë, mirëpo për fat të keq fëmija lindi i vdekur, duke sjellë dëshprim të madh në familje. Dhembja në familjen Shaqiri ishte e madhe, pasi me shumë kënaqësi e pritnin fëmijën e parë të drejtorit sportiv të Shkëndijës, mirëpo përkundër dhembjes ata besojnë në Zot dhe pranojnë çdo gjë që vjen nga i plotfuqishmi. Dhembjes së familjes Shaqiri i janë bashkangjitur të gjithë anatarët e kryesisë së klubit dhe lojtarët, ndërsa fitorja ndaj Teteksit deri diku ishte një shkas për të lehtësuar ndjenjat e Besir Shaqirit dhe familjarëve të tij.

I ati i trajnerit Selimi përjeton sulm në zemër

Vlera që ka fitorja ndaj Teteksit dhe sukseset e Shkëndijës për tetovarët është e papërshkrueshme. Pas sfidës të së dielës dhe fitores 3:1 të ‘kuqezinjëve’ ndaj rivalit të qytetit edhe pse dukej shumë i gëzuar, mirëpo ndoshta nga emocionet e tepruara i ati i ndihmës trajenrit të Shkëndijës Erhan Selimi, z.Namikqemal Selimi ka pësuar sulm kardiak. Ai me shpejtësi është transferuar në spitalin shtetëror të Shkupit, ku pas ndihmës së ofruar fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar dukshëm. Megjithatë edhe përkundër faktit se tani më ndjehet mirë, z. Selimi do të mbahet në spital diku deri të mërkurën, që më pas me gjasa të lëshohet në kurim shtëpiak.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *