Home / Sport / Shkëndija udhëton për në Tërnoc

Shkëndija udhëton për në Tërnoc

Me rastin e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përkujtojnë 10 vjetorin e rënies së Dëshmorit e Kombit Ridvan Qazimin – Komandant Lleshin, do të zhvillohet ndeshje miqësore ndërmjet skuadrës lokale KF Tërnocit dhe KF Shkëndija.

Sipas organizatorëve skuadra e Shkëndijës i ka nderuar shumë me faktin që ka pranuar të udhëtojë për në Tërnoc dhe për të zhvilluar këtë ndeshje kontrolluese. Takimi në fjalë do të zhvillohet sot në Tërnoc, Komuna e Bujanocit, ndërsa nga drejtuesit e Shkëndijës mësojmë se ata pa kurfarë dyshimi kanë pranuar ftesën. ‘Ne ndjehemi të nderuar që vëllezërit tanë na respektuan me thirjen që na bënë për të mërrë pjesë në këtë manifestim dhe pa kurfarë dileme pranuam atë. Shpresojmë që futbollistët të tregojnë lojë të mirë për të kënaqur shijen e tifozëve që do ndjekin këtë takim, ndërsa njëkohësisht ne do të synojmë që marrëdhniet e mira t’i zhvillojmë edhe në të ardhmen’, deklaroi për ‘Koha’-n, nënkryetari i Shkëndijës Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *