Home / Sport / Shkëndija vazhdon të shkruaj historinë

Shkëndija vazhdon të shkruaj historinë

Fitorja e të dielës kundër Sileksit ishte e 16-të në kampionat, ndërsa rekordi qëndron në faktin se Shkëndija për herë të parë në historinë e saj në elitën e futbollit vendor arrint të regjistrojë pesë fitore të njëpasnjëshme.

Skuadra tetovare Shkëndija është duke zhvilluar sezonin më të suksesshëm në historikun e saj, derisa është duke ecur me hapa të sigrutë drejt titullit të kampionit në këtë sezon. Fitimi i titullit do të ishte kurorëzimi i një sezoni të përkryer, shenjat e të cilit u dhanë që në fillim të kampionatit, ndërsa u shoqëruan në vazhdimësi kur tetovarët thyen disa tradita të vendosuara më parë. Mes tjerash, kjo skuadër e Shëkndijës do të shënohet në histori si ekipi i parë që ka arritur të fitojë në stadiumin e qytetit në Shkup përballë Vardarit, pasi një gjë të tillë se kishin bërë kurë më parë. Kjo skuadër e Shkëndijës është e para në historikun e saj që arrin të shpallet kampione e vjeshtës, derisa në këtë drejtim bëhen ekipi i parë që ka bërë këtë sukses, në vitin që po vinte nga kategoria e dytë. Shkëndija bëri edhe të tjera rekorde për të cilat do të flasim në ndonjë rast tjetër, pasi tani do të potencojmë një element të rij, që ‘kuqezinjtë’ se kishin patur asnjëherë në histori. Fitorja e të dielës kundër Sileksit ishte e 16-të në kampionat, ndërsa rekordi qëndron në faktin se Shkëndija për herë të parë në historinë e saj në elitën e futbollit vendor arrint të regjistrojë pesë fitore të njëpasnjëshme. Këtë seri Shkëndija nuk e ka patur asnjherë më parë, madje as në këtë sezon kur regjistron sukseset më të mëdha në historinë e saj. Paraprakisht në kampionat maksimumi i fitoreve të njëpasnjëshme të Shkëndijës ishte tre. Këtë sezon ‘kuqezinjtë’ një gjë të tillë e kanë bërë dy herë këtë sezon, kur nga xhiroja e 7-të deri në të 9-tën mundën resht Turnovën, Vardarin dhe Skopjen, për të ndërprerë më pas serinë me barazimin 1:1 me Napredokun. Hera e dytë seria prej tre fitoreve erdhi nga xhiroja e 17-të deri në të 19-tën. Në këtë periudhë Shkëndija mundi Renovën 4:1, dhe Horizontin 1:0 në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, ndërsa në start të sezonit pranveror në Tetovë kapituloi 4:1 Vardari. Seria prej tre fitoreve u ndërpre me barazimin 3:3 në fushë të Skopjes. Ndërkohë tani më vjen rekordi i ri prej pesë fitoreve të njëpasnjëshme i nisur më 16 mars kur Shkëndija mundi 3:0 Napredokun, pasuan fitoret 0:1 me Pelisterin, 3:1 me Teteksin, për të ardhur më pas fitorja e katërt rresht në triumfin 2:0 në Shtip kundër Bregallnicës, ndërsa së fundmi të dielën u mund Sileksi 1:0. Përveç kësaj vlen të ceket se Shkëndija nuk ka humbur 13-të ndeshje me rradhë në kampionat, që është një e arritur tjetër historike e kësaj skuadre të artë të ‘kuqezinjëve’ tetovarë. Shkëndija humbjen e fundit e ka përjetuar 3 nëntor (Shkëndija këtë sezon ka pësuar vetëm tre herë), kur u mund 1:0 nga Teteksi dhe prej atëherë nuk din për disfatë. Në 13-të takime të njëpasnjëshme prej difatës së fundit, Shkëndija ka rregjistruar 10-të fitore dhe tre barazime. Vlen të ceket se kjo skuadër përveç në fillim të kamponatit ku barazoi pa gola me Teteksin dhe më pas u mund nga Bregallnica, në vazhdim asnjëherë nuk ka patur dy dështime të njëpasnjëshme. Pas humbjes në Shtip, në vazhdim Shkëndija çdo herë është kthyer me fitore pas një humbje apo barazimi. Kështu ishte pas disfatës me Renovën, kur më pas mundën Horizontin 3:0, ndërsa pas dështimit 1:0 me Teteksin, viktimë e rradhës për ‘kuqezinjtë’ ishte Bregallnica. Ndërkohë Shkëndija është rrikthyer të fitojë edhe në rastet kur ka barazuar, d.m.th. nuk ka as dy barazime të njëpasnjëshme, duke u përgjigjur me tre pikë pas çdo humbje apo barazimi. Këto rezultate skuadrën e mbajnë në pozitën e parë me 54 pikë, 7-të më shumë se Metalurgu në vendin e dytë. Këto statistika tregojnë se ‘kuqezinjtë’ janë në rrugë të mbarë për të fituar titullin e kampionit shtetëror, nga i cili i ndajnë edhe 8-të përballje. Pengesa e rradhës për Shkëndijën është Skopje, me të cilët tetovarët do të ndeshen të shtunën në stadiumin në lagjen Autokomandë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *