Home / Sport / Shkëndijasit të determinuar për fitore ndaj Teteksit

Shkëndijasit të determinuar për fitore ndaj Teteksit

‘Sigurisht se do të shkojmë në tre pikë, të cilat do të jenë shumë të vlefshme për ne dhe për vazhdimin e kampionatit. Mendoj se me këto tre pikë ne mund të sigurojmë vendin e parë. Besoj se ka ardhur koha ta mundim Teteksin’, deklaroi mesfushroi Elmedin Rexhepi, i cili në ndeshjen e fundit me golin debutues si ‘kuqezi’ i solli Shkëndijës tre pikë nga dueli me Pelisterin, ndërsa të dilën do tentojë të ndëshkojë ish-skuadën e tij, Teteksin.

Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë deri në zhvillimin e ndeshjes së javës së 23-të mes Shkëndijës dhe Teteksit, atmosfera në qytet është duke u nxehur. Tifozët paralajmërojnë spektakël, fansat e Shkëndijës presin fitore, ndërsa futbollistët anash çdo presioni janë duke zhvilluar seancat stërvitore në kërkim të arritjes së formës maksimale para këtij dueli të rëndësishëm. Kuqezinjtë’ rrethin e tretë dhe të fundit të garave në Ligën e Parë e nisin me katër pikë para ndjekësit më të afërt Metalurgut dhe për të ruajtur këtë epërsi kanë nevojë të rradhisin fitore deri në fund të kampionatit, ndërsa pengesë e parë në këtë drejtim është rivali i qytetit Teteksi. ‘Unë mendoj se jemi maksimalisht të përgatitur për të kaluar me sukses këtë sfidë. Besoj se për dallim nga dy herët paraprake kësaj rradhe mund të fitojmë, për ti dhënë vetes një siguri dhe për të kënaqur tifozët tanë të cilët vlerësojnë shumë këtë duel. Nëse mundëm Metalurgut, Rabotniçkit dhe Renovës tu shënojmë nga 3-4 gola, përse mos të mundemi t’i bëjmë një ose më shumë gola Teteksit? Besoj te forca e ekipit dhe pres fitore kundër rivalit lokal’, u shpreh gardiani i Shkëndijës, Suat Zendeli, fjalëve të të cilit u ndërlidh Elmedin Rexhepi. ‘Sigurisht se do të shkojmë në tre pikë, të cilat do të jenë shumë të vlefshme për ne dhe për vazhdimin e kampionatit. Sepse me ato tre pikë ne mund të sigurojmë vendin e parë. Mendoj se ka ardhur koha ta mundim Teteksin’, tha Rexhepi, i cili në ndeshjen e fundit shënoi golin debutues në fanellën e Shkëndijës, duke u sjellë ‘kuqezinjëve’ tre pikë nga transferta me Pelisterin. Ai tani shpreson që të vazhdojë këtë rritëm edhe përballë ish-skuadrës së tij. ‘Do jem përballë ish-skuadrës time, mirëpo kjo nuk don të thotë asgjë. Kam kaluar periudhë të mirë atje, por tani mendoj vetëm për Shkëndijën. Kjo është skuadra ime, dhe përkundër faktit se përballë do kem Teteksin, kjo nuk don të thotë se nuk mund të shënoj kundër tyre. Unë shpresoj se këtë ndeshje do të shënoj, por më e rëndësishme është që të fitojmë’, përfundoi Rexhepi. Shkëndija dominon këtë vit kampionatin e Maqedonisë, dhe në dy raundet paraprake ka fituar të paktën nga një ndeshje përballë 10-të skuadrave në Ligë. Ekipi i vetëm që në dy takime nuk është mundur nga ‘kuqezinjtë’ është Teteksi, të cilët për momentin mund të krenohen se nuk kanë pranuar gol në 180 minuta përballë sulmit më të mirë në Ligë. ’Sigurisht që kemi kapacitet për t’i bërë gol Teteksit. Ata kishin shumë fat në dy ndeshjet paraprake dhe nuk besoj të shpëtojnë edhe tani. Unë edhe më parë e kam cekur se nuk është me rëndësi se kush do të shënojë gol, por kryesorja është që Shkëndija të fiton. Si kolektiv jemi ekip shumë e mirë dhe edhe pak më parë e ceka se mendojmë se kësaj rradhe patjetër e kemi të mposhtim Teteksin, pasi na duhen pikët dhe mendjen e kemi të orientuar vetëm në fitore’, u shpreh sulmuesi ‘kuqezi’, Ersen Sali. Ndeshjet mes Shkëndijës dhe Teteksit gjithnjë bartin me vete tension, nxitje dhe emocione shtesë, ndërsa këta takime vazhdimsht sjellin numër të madh shikuesisht. Shkëndija është dominuese sa i përket publikut dhe ndoshta në këtë takim do të thyhet rekordi i shikueshmërisë. Një fitore eventuale e ‘kuqezinjëve’ në këtë duel, do të ishte një hap tjetër drejt titullit të kampionit. Atmosfera e derbit lokal në Tetovë ka ditë që ka filluar të ndjehet, teksa nga grupi i tifozëve ‘Ballistët’ paralajmërohet spektakli i rradhës në tribuna. E rëndësishme është që të mos përsëriten skenat nga dy ndeshjet paraprake ndërmjet këtyre dy skuadrave, kur me së shumti pësuan nga tabori ‘kuqezi’. Herën e parë si pasojë e trazirave në tribuna, Shkëndija u desht të luajë dy ndeshje pa publik, derisa në ndeshjen e dytë pas konfrontimit me policinë disa tifozë shqiptar u morën në pyetje. Tani duket se mësimi është mësuar dhe ‘Ballistët’ nuk kanë ndërmend të përsërisin gabimet dhe të japin shkas për të dënuar klubin. Ata kësaj here si kurrë më parë do të jenë në mështetje të skuadrës së tyre të zemrës për të arritur një fitore që do t’i ofronte drejt cakut përfundimtar, titulli i kampionit shtetëror.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *