Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi dhe Prishtina firmosën ekstradimin

Shkupi dhe Prishtina firmosën ekstradimin

8 prill-
“I pakontestueshëm është fakti se në botën bashkëkohore krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij, me ç’rast kriminelët e keqpërdorin situatën ekzistuese dhe me sukses e shmangin ndjekjen penale. Me këtë vihet në pikëpyetje funksioni parandalues dhe represiv i të drejtës penale dhe kornizë juridike rajonale për parandalim të krimit dhe obligimet e shtetit nga instrumentet ndërkombëtare”, theksoi ministri i Drejtësisë i Maqedonisë.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Mihajllo Manevski sot në Prishtinë me kolegun kosovar Hajredin Kuçi, nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, për ekstradim dhe për transfer të personave të dënuar.

Me këto marrëveshje dhe ratifikimin e tyre, do të mundësohet përforcim i bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën e ballafaqimit me krimin, do të përforcohen kapacitetet e institucioneve për ballafaqim me këtë të keqe, do të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase gjyqësore, me ç’rast njëkohësisht do t’u përgjigjen problemeve që të dy shtetet i kanë në ndjekjen e krimit.

“I pakontestueshëm është fakti se në botën bashkëkohore krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij, me ç’rast kriminelët e keqpërdorin situatën ekzistuese dhe me sukses e shmangin ndjekjen penale. Me këtë vihet në pikëpyetje funksioni parandalues dhe represiv i të drejtës penale dhe kornizë juridike rajonale për parandalim të krimit dhe obligimet e shtetit nga instrumentet ndërkombëtare”, theksoi ministri i Drejtësisë i Maqedonisë.

Gjendja e këtillë, siç tha Manevski, nuk është në interes të asnjë shteti, posaçërisht kur merret parasysh se kriminelët i evitojnë dënimet madje edhe për veprat më të rënda penale. “Pikërisht për këtë arsye prioritet kyç i vendeve të rajonit është shkatërrimi i krimit përmes rrugës së firmosjes së marrëveshjeve bilaterale nga materia penale”, shtoi ministri Manevski.

Ministri kosovar Kuçi theksoi se gjyqet dhe prokuroritë nga të dy vendet do ta shfrytëzojnë mundësinë që e ofrojnë tre marrëveshjet të cilat sot u nënshkruan. Kuçi mes tjerash tha se Kosova dhe Maqedonia kanë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në BE.”Ndihma juridike ndërkombëtare në materien qytetare zhvillohet nëpër rrugën diplomatike, përmes së cilës procedura është më e ngadalshme. Me firmosjen e marrëveshjes bilaterale komunikimi në ndihmën juridike ndërkombëtare në sferën qytetare, do të jetë e drejtpërdrejt midis dy ministrive të cilat do të përcaktohen si organe qendrore, me ç’rast do të mundësohet procedurë më e shpejtë dhe më efikase”, shpjegoi Manevski.

Me marrëveshjen do të rregullohet materia nga e drejta qytetare, familjare, tregtare, e punës dhe administrative. “Duke pasur parasysh se midis dy vendeve ekziston qarkullim i zhvilluar juridik, konteste bashkëshortore, trashëguese, alimentacione dhe konteste të tjera, me firmosjen e marrëveshjes do të mundësohet realizim më efikas i të drejtave qytetare”, theksoi Manevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *