Home / Lajme / Maqedoni / Shmanget incidenti fizik i deputetit Tahir Hani

Shmanget incidenti fizik i deputetit Tahir Hani

28 prill-Millka Danilloska, një nga dëshmitaret okulare ka pohuar se, deputeti Tahir Hani është sjellë në mënyrë të pahijshme duke thënë: “ Unë jam deputet dhe bëjë çfarë të dua e askush nuk mund të më bëj asgjë”.

Në orët e hershme të paradites së sotme, për shkak të problemit të pazgjidhur pronësoro juridik, deputeti i BDI-së Tahir Hani, ka patur një zënkë verbale me disa qytetar, të cilët kanë pohuar se sjellja e deputetit ka qenë e pahijshme, me doza kërcënuese, përkundër faktit që është simptomatike se si ai është bërë pronar i një trualli në qendër të qytetit, që pjesa më e madhe është pronë e RM-së, dhe ai bëhet pronar me kontratë shitblerjeje pa shpallur ankand publik.

Shkas për këtë kanë qenë bekaton pllakat e shtrira, për të cilat deputetit Tahir Hani ka reaguar ashpër. Për këtë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori komunal për probleme komunale, Agni Dauti dhe ka marrë shënimet e duhura duke bërë të gjitha veprimet që janë në kompetenca të tija.

Në këtë zënkë verbale, për të evituar situata më të papëlqyera, janë ftuar edhe policia e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe palëve në konflikt u ka sugjeruar që problemi i pronës kontestuese, për të cilën deputeti i BDI-së Tahir Hani e ka blerë për 45 mije euro, të zgjidhet në organet përkatëse gjyqësore.

Millka Danilloska, një nga dëshmitaret okulare ka pohuar se, deputeti Tahir Hani është sjellë në mënyrë të pahijshme duke thënë: “ Unë jam deputet dhe bëjë çfarë të dua e askush nuk mund të më bëj asgjë”.

‘”Pa pas nevojë situata është acaruar dhe ka ardhur edhe policia që e ka ndaluar deputetin të vazhdojë veprimet e tija”- ka pohuar Dimce Shipinkaroski, fqiu i Tahir Hanit në truallin e kontestuar. Më e zëshme ka qënë Snezhana Dukoska, banore e njërës nga shtëpitë e shpronësuara dhe kontestuese, e cila ka pohuar se p r rastin në fjalë i është drejtuar të gjitha organeve në Maqedoni, përfshirë Qeverinë, Komisionin antikorrupcion, MPB për kriminalitet të organizuar ekonomik, Agjencionin për kadastër, Avokatin publik, Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, dhe partinë e deputetit, BDI-në, për transformim të dyshimtë të pronës-tokes shtetërore në ate private nga ana e deputetit Tahir Hani”.

Ajo më tej vazhdon; “ Si ka mundësi që të gjitha këto shtëpi të bëhen pronë e Tahir Hanit? Sipas të gjitha gjasave me influencimin dhe ndikimin e tij politik. Kontesti gjyqësor ka qënë tek gjykatësja Svetllana Poposka, por si duket edhe aty ka ardhë në shprehje presioni nga deputeti. Shtrohet pyetja se si në kadastër ta hedhin pronën në emrin e deputetit kur nuk ka përfunduar procesi gjyqësor”-shprehet Snezhana Dukoska.

Rasti është evidentuar edhe në organet policore gjë të cilën nga SPB në Ohër e kanë pohuar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *