Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet epidemia e Fruthit

Shpallet epidemia e Fruthit

12 prill-Ministri I Shëndetësisë Bujar Osmani, gjatë një pres konference me gazetarë, tha se është sjellë vendim që të vaksinohen të gjithë personat nga gjasht muaj deri në 40 vjet, të cilët deri më tash nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit, sidomos fëmijët deri në moshën 5 vjeçare.

Deri më sot janë rregjistruar 678 raste të të sëmurëve nga Fruthi, apo dy e treta e teritorit të Maqedonisë ku jetojnë 50 përqind e popullatës, që është shkak për shpalljen e gjendjes së jashtëzkaonshme.

Ministri I Shëndetësisë Bujar Osmani, gjatë një pres konference me gazetarë, tha se është sjellë vendim që të vaksinohen të gjithë personat nga gjasht muaj deri në 40 vjet, të cilët deri më tash nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit, sidomos fëmijët deri në moshën 5 vjeçare.

Ai paralajmëroi se do të kyçen të gjithë faktorët material dhe njerëzor, për të sëmurit dhe për rastet e dyshuara do të lëshohen hyrje të posaçme në spitale dhe do të kufizohen vizitat tek personat me fruth.

Ministri Osmani, tha se nuk ka vend për panikë sepse, siç tha ai, gjendja është nën kontroll, por patjetër duhet të kihet kujdes sepse gjendja është specifike për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve.

Ndryshe ditë më parë Televizioni Koha, raportoi se rajoni që më shumë është prekur është fshati Radushë, ndërsa në Tetovë të infektuarit kanë qenë në vizitë në këtë fshat ose kanë pasur kontakt me këtë njerëz nga ky rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *