Home / Sport / SHQIPËRI-RUMANI NË SHKUP?

SHQIPËRI-RUMANI NË SHKUP?

Vendimi i FFSH-së për rrënimin e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ në vendin e të cilit do të ndërtohet një stadium i ri ekstramodern, ka bërë që të zgjohen dyshime se ku do të luajë kombëtarja shqiptare në periudhën e ndërtimit të stadiumit. Kohë më parë si mundësi u përmend stadiumi i Prishtinës, i cili vazhdon të mbetet si alternativë, mirëpo vetëm nëse përgjegjësit e tij arrijnë të krijojnë kushtet që kërkohen nga UEFA dhe FIFA. Megjithatë tani lind një ide tjetër. Të dielën është lëshuar zyrtarisht në përdorim stadium ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, i rikonstruktuar dhe i përshtatshëm sipas rregullave moderne të instancave më të mëdha të futbollit europian dhe botëror. Një ditë pas ceremonisë së lëshimit në përdorim të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, lëvizja qytetare ‘Zgjohu’ del me kërkesë të hapur lëshuar kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armad Duka, nga i cili kërkohet të shqyrtojë mundësinë që ‘kuqezinjtë’ të luajnë në Shkup. Në kërkesën e LQ ‘Zgjohu’, drejtuar FSHF-së, thuhet:

KËRKESË drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit

Pas vendimit të Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton Federatën dhe Kombëtarën Shqiptare që të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për EURO 2012 në stadiumin e Shkupit në rast se dështojnë përpjekjet për t’i zhvilluar ndeshjet në Prishtinë.

Lëvizja ZGJOHU! është e gatshme të ndihmojë në pregaditjet e nevojshme për realizimin e kësaj iniciative dhe garanton stadium të mbushur përplot me tifozë shqiptar nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Ndeshja e kombëtarës shqiptare me Rumaninë që duhet të zhvillohet më 11 tetor është shans i mire që kombëtarja të zhvillojë ndeshje gjithandej ku ka shqiptarë, e në veçanti në tre kryeqendrat shqiptare, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Stadiumi në Shkup plotëson të gjitha kriteret që i kërkon FIFA e UEFA si dhe mundëson 35.000 zëra shqiptarë në përkrahje të fuqishme për djemt kuq e zi dhe kombëtares shqiptare.

Lëvizja ZGJOHU! tradicionalisht ndihmon tifozët shqiptar nga Shkupi për t’i ndjekur ndeshjet e kombëtarës në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe kudo që luan kombëtarja jonë. Tifozët nga Shkupi pregaditën flamurin e parë gjigand kombëtar me përmasa 50×10 metra si dhe koreografinë JEMI NJË në ndeshjen me Bosnjën. Jemi të bindur që bashkarisht do t’a stërmbushim stadiumin në Shkup dhe do të pregadisim spektakël në ndihmë të Lorik Canës dhe shokëve drejt fitoreve të rradhës.

Ftojmë Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, të merr në konsideratë këtë gatishmëri dhe mundësinë që t’a sjell kombëtarën shqiptare më afër shqiptarëve gjer në përfundimin e Arenës së Shqiponjave në Tiranë.

Me respekt,
Lëvizja Qytetare ZGJOHU!

————————————————————–Huazuar nga Alsat-M

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *