Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet miratimi i Kodit të ri zgjedhor

Shtyhet miratimi i Kodit të ri zgjedhor

1 prill-“Fakti që e vendosin si pikë të 99 çështjen më të rëndësishme kohëve të fundit tregon padyshim një jo-seriozitet. E mira e gjithë kësaj është se këtij jo serioziteti po i vjen fundi. Gjithë kemi menduar se kanë problem me caktimin datës e mbajtjes së zgjedhjeve por në fakt vetëm sa kanë blerë kohë për të manipuluar zgjedhjet të cilët do të jen shumë shpejt”, tha Imer Aliu, PDSH.

Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen nesër për shkak se në senacën e sotme kjo pikë e rendit të ditës u zhvendos nga pika 5 në pikën e 99-të.

Ndaj këtij veprimi të shumicës reagoi PDSH duke e quajtur një veprim të këtillë joserioz ndërsa shumica këtë zhvendosje të pikave të rendit të ditës e arsyetoi me respektimin e Rregullores sipas së cilës në fillim duhet të miratohen propozim ligjet në lexim të parë e më pas ato që janë në lexim të dytë. PDSH do të merr pjesë në debat për kodin zgjedhor por jo edhe në procesin e votimit për të njëjtin pasi siç u shpreh deputeti Imer Aliu në këto ndryshime nuk janë përfshirë kërkesat e partisë së tyre.

“Fakti që e vendosin si pikë të 99 çështjen më të rëndësishme kohëve të fundit tregon padyshim një jo-seriozitet. E mira e gjithë kësaj është se këtij jo serioziteti po i vjen fundi. Gjithë kemi menduar se kanë problem me caktimin datës e mbajtjes së zgjedhjeve por në fakt vetëm sa kanë blerë kohë për të manipuluar zgjedhjet të cilët do të jen shumë shpejt”, tha Imer Aliu, PDSH.

Me vërejtje për pikat e trendit të ditës të kësaj seance u shpreh edhe PLD. Deputetja Roza Topuzova Karevska reagoi edhe njëherë për 103 ligjet që janë propozuar nga ana e qeverisë e që kanë të bëjnë me reformat në administratë.

“Nata mes natës 28 dhe 29 mars do të mbahet mend si natë e S.M.S. porosive ku gjatë gjithë natës arrinin mesazhe se është dërguar ky edhe ky ligj për shqyrtim në parlamentin e Maqedonisë. 40 minuta pas mesnate arrin mesazh se është dërguar propozim ligji për varreza dhe ceremoni të varrimit”, deklaroi Roza T. Karevska, PLD.
Por numri ‘një’ i parlamentit Trajko Veljanovski duke e cilësuar veprimin e PLD si veprim teatral, theksoi se këto ligje janë pjesë e kërkesave të Komisionit Evropian.

“Në fund të fundit keni obligim që të jeni e kapshme në çdo moment edhe për qytetarët dhe parlamentin pasi qytetarët i paguajnë harxhimet për telefonin tuaj dhe nuk mundet ju të jeni e kapshme deri në ora 22 dhe pas kësaj kohe të mos jeni. Parlamenti është në mënyrë kozisente në mbledhje”, deklaroi Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit

“Nuk është e vërtet dhe nuk bëhet fjalë për shqetësimin tim. Publiku e njeh Rozën e njohin edhe të gjithë kolegët se sa ajo është prezentë dhe mua nuk më pengon edhe në orën 2 pas mesnate te arrij porosia, reagova kur Roza duhej t’i lexojë 100 ligjet”, kundërpërgjigjet Roza T. Karevska, PLD.

Parlamenti pritet të vazhdoj me punime edhe gjatë ditës së nesërme ndërsa ndryshimet në kodin zgjedhor që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve zgjedhor nuk janë pjesë e kësaj seance.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *