Home / Sport / Sileksi s’ka çka kërkon në Tetovë

Sileksi s’ka çka kërkon në Tetovë

‘Unë para se të flas për takimin me Sileksin, dua që publikisht të falemenderoj tifozët tanë ‘Ballistët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na japin. Mendoj se ata janë ndër më të merituarit për fitoret tona, pasi në asnjë moment nuk na lënë vetëm. Sa i përket ndeshjes me Sileksin mendoj se kanë ekip cilësor dhe kualitativ. Ne i respektojmë ata, mirëpo ne luftojmë për titullin e kampionit dhe në këtë drejtim na duhen vetëm fitore. Besoj se me ndihmën e publikut dhe me maksimumin e secilit lojtar që do të inkuadrohet në lojë, të dielën do të arkëtojmë tre pikë të reja’, deklaroi futbollisti i Shkëndijës Marjan Mickov.

Pasi në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së 24-të, e para e raundit të tretë, tani në program janë takimet e javës së 25. Në qendër të vëmendjes përsëri do të jetë Tetovë ku në program janë tre takime, nga një secilën prej ditëve të vijim. Të shtunën Teteksi pret Bregallnicën, të dielën Shkëndija takohet me Silkesin, ndërsa Renova të hënën përballet me Vardarin. Ndërkohë takim interesant pritet të zhvillohet në stadiumin në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku takohen skuadrat lokale Metalurgu dhe Skopje. Disfata nga Sileksi të martën, ka bërë që Metalurgu të mbetet një hap të madh pas Shkëndijës në kreun e tabelës dhe tani kërkojnë tre pikë përballë Skopjes që ka brengat e mbijetesës. Rabotniçki nuk pritet të ketë probleme me ekipin e fundit Pelisterin, ndërkohë në Strumicë, Horizonti ndeshet me Napredokun. Shkëndija të mërkurën fitoi 0:2 në Shtip kundër Bregallnicës dhe shtoi në 7-të pikë diferencën në kreun e tabelës. Tani ‘kuqezinjtë’ duhet të vazhdojnë me të njëjtin rritëm, për të shënuar suksesin më të madh në historinë e tyre. Nga tabori i tetovarëve respektojnë skuadrën e Sileksit, mirëpo janë të mendimit se s’ka çka të kërkojë në Tetovë. ‘Unë para se të flas për takimin me Sileksin, dua që publikisht të falemenderoj tifozët tanë ‘Ballistët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na japin. Mendoj se ata janë ndër më të merituarit për fitoret tona, pasi në asnjë moment nuk na lënë vetëm. Sa i përket ndeshjes me Sileksin mendoj se kanë ekip cilësor dhe kualitativ. Ne i respektojmë ata, mirëpo ne luftojmë për titullin e kampionit dhe në këtë drejtim na duhen vetëm fitore. Besoj se me ndihmën e publikut dhe me maksimumin e secilit lojtar që do të inkuadrohet në lojë, të dielën do të arkëtojmë tre pikë të reja’, deklaroi futbollisti i Shëkndijës Marjan Mickov, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sileksit, madje duke mbajtur shiritin e kampitenit. Mickov në Shkëndijë erdhi nga tabori i Renovës, ndërsa për aktivizimin e rrallë shprehet. ‘Nuk kam të drejtë të ankohem pasi skuadra po shënon rezultate pozitive. Në çdo vend të botës skuadra që fiton nuk ndryshohet dhe kështu është edhe me ekipin tonë. Unë jam i kënaqur për sukseset që arrin Shkëndija, pa marrë parasysh se unë nuk aktivizohem. Do të pres rastin tim, për të dëshmuar se kryesia nuk ka gabuar në rastin kur vendosi të më aktivizojë’, përfundoi Mickov, i cili pritet të jetë në kombinim për përballjen me Sileksin, pasi trajneri Osmani ka shumë mungesa në formacion.

Dyshet e javës së 25:
Metalurgu-Skopje
Teteksi-Bregallnica
Rabotniçki-Pelisteri
Horizonti-Napredoku
Shkëndija-Sileksi
Renova-Vardari

Hasani dhe Cuculi rripërtrinë dëmtimet, Berisha thyen hundën

Shkëndja përballet me futbollistë të dëmtuar, pasi në sifdën me Teteksin Ferhan Hasani ka përkeqësuar lëndimin e këmbës dhe nuk ishte në kombinim në sfidën me Bregallnicën. Pas kontrollimeve të detajuara Hasanit i është rekomanduar pushim i reptë deri të hënën, ndërsa më pas mundet të vazhdojë me stërvitje të lehta vetëm pasi të kontrollohet këmba edhe një herë. Kështo pos që Hasani do të lëshojë 100 % sfidën e të dielës me Sileksin, ai mbetet në dyshim edhe për sfidën e javës së ardhshme me Skopjen. Ndërkohë të njëjtin fat përjtoi edhe Ardian Cuculi i cili në takimin e Teteksin luajti me dhembje, ndërsa gjendja u përkeqësua në sfidën me Bregallnicën kur u desh të braktisë lojën. Sipas informatave Cuculi pritet që për dy javë të kthehet në ekip, për të ndihmuar në luftën për titullin e kampionit. Ndërkohë situata me Sadat Berishën është më mirë, pasi mbrojtësi edhe pse përfundoi me hundë të thyer në fundt të takimit me Bregallnicën, megjithatë pritet që mos të pauzojë pasi ndoshta do të mundë të luajë me mburojë në hundë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *