Home / Sport / Sohte rrikthehen emocionet e Ligë së Kampionëve

Sohte rrikthehen emocionet e Ligë së Kampionëve

Inter-Shalke dhe Real Madrid-Totenhem janë dy sfidat e Ligës së Kampioneve që do të hapin mbrëmjen e sotme fazën e cerekfinaleve.

Në San Siro, Interi, pasi eleminoi Bajernin do të përballet me një tjetër skuadër gjermane, Shalke 04 e cila eleminoi Valencian në 1/16. Zikaltërit do të kërkojnë fitoren për të harruar humbjen shokuese 3-0 në derbin ndaj Milanit.

Ndërsa në Madrid, Reali, që në fundjavë u mund nga Sportingu i Gijonit duke i thënë lamtumirë titullit kampion në Primera Division, të paktën teorikisht, pret anglezët e Totenhem që eleminuan në 1/16 Milanin dhe që luajnë për herë të parë në historinë e tyre një cerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Në këtë sfidë pritet me mjaft interes përballja mes yllit në lindje të Totenhemit, Bale dhe galaktikut Ronaldo.

Të mërkurën luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj faze ku Barcelona do të presë në Camp Nou surprizën e këtij viti në këtë kompeticion, Shaktarin e Donetskut, ndërsa në Londër luhet derbi britanik dhe ndoshta ndeshja më e fortë e këtyre cerekfinaleve, ajo mes Celsit dhe Mancester United.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *