Home / Sport / Super Messi përshëndet Realin

Super Messi përshëndet Realin

Futbollistët e Barcelonës i janë hakmarrë Real Madridit për humbjen në Kupën e Mbretit, duke shënuar fitore 2:0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

Pjesë loja e parë u karakterizua me një lojë të fortë nga ana e të dyja skuadrave, por ku pati pak raste të mira shënimi.
Pas përfundimit të pjesës së parë pati një përleshje ndërmjet lojtarëve të dyja skuadrave, ku portieri i Barcelonës Pinto u ndëshkua me katron të kuq.
Pjesa e dytë nisi me sulme të Barcelonës, por goditja e Mesi në minutën 46 u bllokua nga mbrojtja e Real Madridit. Rast të mirë për të rrezikuar portën e Barcelonës pati Ronaldos në minutën 50, por goditja e tij po ashtu u bllokua nga mbrojtja e katalonasve.
Në minutën 60 Real mbetet me një lojtar më pak në fushë, pasi që Pepe u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Alves. Por, kjo nuk përfundoi me kaq, pasi që për shkak të protestës trajneri i madrilenëve Hoze Murinjo u përjashtua nga takimi.
Pas përjashtimit të Pepe dhe Murinjos, lojtarët e Barcelonës u treguan më të rrezikshëm para portës së Realit dhe në minutën 68 kanë mundur të vijnë deri te goli i parë sikur të tregoheshin më të vëmendshëm brenda zonës së rreptësisë.
Por, Barcelona në minutën 77 erdhi në epërsi me golin e argjentinasit Lionel Mesi. Ky ishte goli i 51-të në këtë sezon për Mesin dhe i dhjeti në Ligën e Kampionëve.
I njëjti lojtar në minutën 87, pas një sllallomi të vërtetë, vulosi fitoren e Barcelonës, duke i siguruar një kapital të madh para ndeshjes së kthimit në “Kamp Nou”, më 3 maj.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *