Home / Sport / Super Mustafi, për +7

Super Mustafi, për +7

Shkëndija e Tetovës ka kthyer epërsinë prej 7-të pikëve në pozitën e parë para Metalurgut, pasi të dielën më vështirë se sa pritej mundi skuadrën e papërshtatshme të Sileksit me rezultatin 1:0, me gol të shënuar në minutat e fundit të takimit.

Para mbi 7 000 spektatorëve të pranishëm në tribunat e stadiumit Shkëndija e hendikepuar me mungesën e Hasanit, Cuculit dhe Elmazovskit, kërkoi të shënojë me shpejtësi, mirëpo goditja e Allomeroviqit pa problem u kontrollua nga portieri mysafir Bozhinovski. Në vazhdim në një lojë mesatare, nën nivelin e ‘Shëkndijës’ që jemi mësuar të shohim, vendasit vështirë vinin në rast goli, pasi formacioni i mbyllur i miqve u shkaktonte shumë probleme. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në frakisonin e dytë pamje të njëjta në fushë. Shkëndija sulmonte, ndërsa Sileksi mbrohej me shumë futbollistë. Me kalimin e kohës vendasit dukej se nuk do të arrijnë të thyejnë ‘bunkerin’ e miqve, mirëpo ata vazhdonin të besojnë dhe insistojnë në fitore. Kështu pesë minuta para fundit të takimit Shkëndija kishte goditje dënimi, ndërsa pranë topit u vendos kapiteni Nebi Mustafi. Pasoi kryevepër e tij, goditje e fortë dhe precise, gol spektakular, për avantazh të ‘kuqezinjëve’. 1:0 për Shkëndinë dhe festa shpërtheu në tribuna. Në avzhdim Shkëndija pa problem administroi lojën, duke koleksionuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit. Me këtë fitore Shkëndija arrin në kuotën e 54 pikëve, 7 më shumë se Metalurgu në vendin e dytë. Tani ‘kuqezinjtë’ menjëherë kanë filluar përgatitjet për sfidën e ardhshme, kur në Shkup do të përballen me Skopjen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *