Home / Lajme / Maqedoni / T I:Projekti Shkupi 2014 anti ligjor

T I:Projekti Shkupi 2014 anti ligjor

7 prill-“Në konkurs kanë qëndruar shumat që do të paguheshin për projektet që do të zgjidheshin. Me lidhjen e marrëveshjeve janë ndryshuar edhe zgjidhjet ideore, pra ajo që është zgjedhur si zgjidhje ideore nuk mbetet si e tillë deri në fund. Ndryshojnë edhe çmimet, edhe zgjidhjet ideore ndërsa marrëveshjet përfundimtare plotësohen me anekse kur bëhet fjalë për fillimin e punimeve ndërtimore. Dhe, për këto ndërtime nuk janë zbatuar procedurat e prokurimeve publike”, tha Sllagjana Taseva, Transparencë Internacional – Maqedoni.

Prokurori publik të filloj hetimet dhe të zbulojë cili person apo persona janë përgjegjës që qeveria në mënyrë të paligjshme akordon mjete financiare në adresë të Komunës Qendër për ndërtimin e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”. Këtë çështje e parashtroi sot Transparencë Internacional – Maqedoni. Sipas kësaj organizate, në ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, qartë thuhet se nga buxheti i shtetit nuk guxon të akordohen para për komunat për financimin e shenjave përkujtimore.

“Është shumë e qartë se për këtë lloj të investimeve apo ndërtimeve nga ana e pushtetit lokal nuk mund të merren mjete nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Kjo thuhet qartë në ligj”, tha Sllagjana Taseva, Transparencë Internacional – Maqedoni.

Taseva sqaron, se sipas ligjeve, nga buxheti I shtetit mund të financohen vetëm përmendore monumentale, por për ndërtimin e tyre vendos Kuvendi edhe atë me shumicën e Badenterit. Të gjitha përmendoret që janë ndërtuar në shesh llogariten si shenja përkujtimore, ndërsa sipas ligjit për llojin e tillë të objekteve kompetente janë komunat. Përveç shkeljes së ligjit në këtë bazë, në projektin “Shkupi 2014” është shkelur edhe procedura e prokurimeve publike. Vetëm për projektet Aleksandri I Madh dhe Portën triumfale është respektuar kjo normë ligjore kurse në gjitha rastet tjera nuk është respektuar. Për më tepër, 11 kontrata autoriale janë lidhur vetëm në bazë të konkursit për zgjidhje ideore, që gjithashtu është e paligjshme.

“Në konkurs kanë qëndruar shumat që do të paguheshin për projektet që do të zgjidheshin. Me lidhjen e marrëveshjeve janë ndryshuar edhe zgjidhjet ideore, pra ajo që është zgjedhur si zgjidhje ideore nuk mbetet si e tillë deri në fund. Ndryshojnë edhe çmimet, edhe zgjidhjet ideore ndërsa marrëveshjet përfundimtare plotësohen me anekse kur bëhet fjalë për fillimin e punimeve ndërtimore. Dhe, për këto ndërtime nuk janë zbatuar procedurat e prokurimeve publike”, tha Sllagjana Taseva, Transparencë Internacional – Maqedoni.

Ndonëse parregullsitë në projektin “Shkupi 2014” i zbardhi edhe raporti revizor, Taseva vëren se nuk është bërë analizë më e thellë dhe nuk është zbardhur akordimi i paligjshëm i parave shtetërore në adresë të Komunës Qendër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *