Home / Lajme / Maqedoni / Të pakënaqur me BDI-në

Të pakënaqur me BDI-në

4 prill-
Sherifi thotë se këtë qëndrin ia ka transmetuar personalisht edhe Ali Ahmetiti pas takimit që pati me të para disa ditësh. Sherifi ka thën se diaspora shqiptare angazhohet për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni.

Kreu i BDI-së, Ahmeti gjatë tre viteve të fundit nuk ka bërë sa duhet për statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Akuzat e këtilla i drejtoi Kryetari i Lidhjes Shqiptaro- Amerikane (LSHA) , Xhevat Sherifi, pas takimit në Strugë me kreun e Komunës Ramiz Merko.

Sherifi thotë se këtë qëndrin ia ka transmetuar personalisht edhe Ali Ahmetiti pas takimit që pati me të para disa ditësh. Sherifi ka thën se diaspora shqiptare angazhohet për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni.

“Po këtë ia përcolla edhe Ali Ahmetit mirëpo përgjigja e tij ishte se ne aq mundemi, më shumë nuk mundëm të bëjmë. Ne bëjmë përpjekje për bashkim. Të gjitha partitë kanë programet e tyre me të cilën vijnë në pushtet por ka disa pika të caktuara përmes të cilave nuk duhet të kalohet. Kjo ishte porosia jonë për të gjitha partitë shqiptare”, tha Xhevat Sherifi, Kryetarë i Lidhjes Shqiptaro- amerikane.
Sherifi tha se si diasporë po përgatiten për paraqitje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në vend, por ai shtoi se ende nuk kanë një qëndrim konkret se a do të paraqiten së bashku me diasporën maqedonase në Amerikë dhe Kanada
.
“Shqiptarët në diasporë përbëjnë shumicën por vlerësoj se edhe diaspora maqedonase duhet të kontribuoj për vendin e saj. Ky komitet shqiptar do të merret vesh për emërimin e kandidatit të vetëm që do ti përfaqësoj në parlament. Deri tani nuk kemi diskutuar me pjesën tjetër të diasporës pasi nuk e dinim nëse ligji do të miratohej”, u shpreh Xhevat Sherifi, Kryetarë i Lidhjes Shqiptaro- amerikane.

Përfaqësuesit e lidhjesh Shqiptaro-Amerikane gjatë takimeve që realizuan ditëve të fundit me liderët e gjitha partive politike të shqiptarëve në Maqedoni kanë rekomanduar ndryshimin e kursit të veprimit politik dhe të mbajnë më shumë llogari për qytetarët, dhe jo ti ndajnë në Maqedonas dhe Shqiptarë. Këshilli kërkoi që të ulen në një tryezë të njëjtë që përmes bisedimeve të ndikojnë në uljen e tensioneve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *