Home / Sport / Të rinjtë e Renovës në finale të Kupës

Të rinjtë e Renovës në finale të Kupës

‘Është sukses i madh për Renovën dhe për këtë gjeneratë të futbollistëve të rrinjë dhe shumë cilësorë. Ne me vite të tëra jemi duke punuar intensivisht me grupmoshat dhe tani jemi të kënaqur që puna jonë jep frytet e saj’, foli tejet i kënaqur me suksesin e arritur udhëheqësi i juniorëve të Renovës, Dashmir Behari.

Skuadra e të rrinjëve të Renovës e udhëhequr nga trajneri Dashmir Behari pos që zhvillon sezon të shkëlqyeshëm në kampionat ku mbajnë vendin me dytë me tre pikë pas Rabotniçkit, ata janë të suksesshëm edhe në Kupën e Maqedonisë për juniorë. Renova të martën në Kërçovë lujati baraz 2:2 me të rrinjtë e Vllaznimit, duke siguruar kualifikimin për në finale, pasi në ndeshjen e parë në Tetovë kishin fituar me rezultatin 3:0. ‘Është sukses i madh për Renovën dhe për këtë gjeneratë të futbollistëve të rrinjë dhe shumë cilësorë. Ne me vite të tëra jemi duke punuar intensivisht me grupmoshat dhe tani jemi të kënaqur që puna jonë jep frytet e saj’, foli tejet i kënaqur me suksesin e arritur udhëheqësi i juniorëve të Renovës, Dashmir Behari. Për ekipin nga fshati Xhepçisht i Tetovës ky është sukses i madh, që vërteton se krahas ekipit të parë, vëmendje e madhe u kushtohet edhe grupmoshave. Rikujtojmë se vite më parë të rrinjtë e Renovës të udhëhequr asokohe nga ndihmësi i tashëm i Bylbyl Sokolit, Bujar Islami luajtën në finale ku pësuan disfatë, ndërsa tani kjo gjeneratë përsërit atë sukses, me shpresë kësaj rradhe edhe për të fituar trofeun. ‘Po është e vërtetë se për herë të dytë jemi në finale të Kupës për të rrinjë, mirëpo kësaj rradhe ne jemi të orientuar për të fituar këtë trofe. Besoj në djelmoshat e mij, në punën që bëjmë dhe kjo na jep optimizëm para takimit final’, tha Behari, duke shtuar. ‘Përveç Kupës, ne jemi në vend të dytë në kampionat dhe shpresojmë të dalim fitues edhe aty. Rabotniçki ka tre pikë më shumë se ne dhe shpresojmë në një humbje të tyre për tu barazuar në kreun e tabelës’, përfundoi trajneri i juniorëve të Renovës, Dashmir Behari. Skuadra e Renovës në finalen e Kupës së Maqedonisë për të rrinjë sipas gjithë gjasave do të luajë me Pelisterin e Manastirit, të cilët në gjysmëfinale luajtën me Napredokun, duke i mundur këta të fundit 3:0 në ndeshjen e parë në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *