Home / Sport / Tenis, rikthehet dueli Federer-Nadal

Tenis, rikthehet dueli Federer-Nadal

Gjysmëfinalet e Masterit të Majemit do të ofrojnë një prej “klasikeve” të dekadës së fundit në tenisin botëror, sfidën që vazhdon të përsëritet midis Rafael Nadal dhe Roger Federerit.

Numri një dhe tre në botë, përkatësisht, fituan në çerekfinale përballë rivalëve të tyre, Tomas Berdych dhe Gilles Simon. Spanjolli mundi në tre sete tenisin çek, me rezultatin 6-2, 3-6, 6-3, ndërsa zvicerani e pati më të lehtë, pasi francezi Simon u tërhoq pas një dëmtimi, ndërsa po humbte 3-0 në setin e parë.

Kjo përballje e re Nadal-Federer do të jetë e 23-ta në historinë e ndeshjeve midis tyre dhe Nadal është favorit, pasi ka fituar 14 herë dhe është mundur në tetë raste.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit midis dy tenistëve ka fituar Federeri, i cili mposhti në nëntor 2010 numri një në botë në finalen e Masterit të Londrës me rezultatin 6-3, 3-6, 6-1. Në gjysmëfinalen tjetër, Novak Djokovic do të përballet me Mardy Fish.

Midis femrave, Maria Sharapova dhe Victoria Azarenka fituan një vend në finalen e ditës së nesërme. Rusja mposhti fitoi 3-6, 6-0, 6-2 ndaj gjermanes Andrea Petkovic, surpriza e vërtetë e këtij Masteri.

Në gjysmëfinalen tjetër, Victoria Azarenka, e cila ka fituar në Majemi edhe më parë në vitin 2009, mundi lehtësisht rivalen Vera Zvonareva me rezultatin 6-0, 6-3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *