Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi bartës liste në njësinë numër gjashtë

Thaçi bartës liste në njësinë numër gjashtë

5 prill-Nga kjo parti kanë hedhur poshtë informacionet e publikuara se kreu I kësaj partie nuk do të kandidohet për deputet për asrye personale. Shkurt në partinë e Thaçit, kanë thënë se ai është bartës i platformës së re të PDSH-së që ngërthen edhe marrëveshjen politike.

Kryetari I partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Kjo është konfirmuar nga burime partiake për Televizionin Koha.

Nga kjo parti kanë hedhur poshtë informacionet e publikuara se kreu I kësaj partie nuk do të kandidohet për deputet për asrye personale. Shkurt në partinë e Thaçit, kanë thënë se ai është bartës i platformës së re të PDSH-së që ngërthen edhe marrëveshjen politike.

PDSH njofton opinionin publik se pas krijimit të shtabit zgjedhore të kësaj partie, e cila do të ndodh shumë shpejt, do të diskutohet edhe për emrat e kandidatëve të mundshëm për deputet.

“Për PDSH parësore është realizimi i kërkesave me interes kombëtar të shqiptarëve siç është ri-definimi i kufijve dhe pastrimi i listave zgjedhore, gjith kjo me qëllim të marrjes të sa më shume deputetëve shqiptar pavarsisht cilës parti i takojnë dhe jo publikimi i emrave të kandidatëve për deputet të cilët do të përfaqsojnë këtë parti. Për PDSH është me rëndësi mbështetja sa më e fuqishme e platformës së saj”, thuhet në një përgënjeshtrim të shërbimit për informim të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *