Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni me probleme më të mëdha

Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni me probleme më të mëdha

17 prill-Thaçi ka shfaqur bindjen se këto probleme njëherë e përgjithmonë do të zgjidhen. Ai këtë e deklaroi në takimet me qytetarët në Gostivar dhe fshatrave Vrutok dhe Sanakos.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë mbeten me numrin më të madh të problemeve të pazgjidhura.

Thaçi ka shfaqur bindjen se këto probleme njëherë e përgjithmonë do të zgjidhen. Ai këtë e deklaroi në takimet me qytetarët në Gostivar dhe fshatrave Vrutok dhe Sanakos.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë në rend të ditës. Shqiptarët e Maqedonisë. Dhe këtë ta diskutojmë pa kurrfarë hipotekash, as ndaj bashkësisë ndërkombëtare, as ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Do të zgjidhet problemi jonë apo nuk do të zgjidhet? Do të ngelim populli me varfëri më të madhe në Evropë, apo me shkelje të drejtave kombëtare më të madhe, s’ka popull tjetër në Evropë që është kaq i shkelur flas për numër. Ne nuk jemi si shqiptarët e Malit të Zi apo Preshevës, ne jemi një milion njerëz, jo një numër pesëdhjetë mijë apo shtatëdhjetë mijë. Besoj se në këtë drejtim do të lëviz situata, pa dyshim që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi”, theksoi kreu i PDSH-së.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet e pesë qershorit, ofrojnë një shans të mirë për të zgjedhur këtë problem. “Javët e fundit kam lëvizur shumë në terren dhe i kam pa se Kumanova dhe Shkupi janë buzë greminës, të rrëshqitjes. Ndoshta edhe keni dëgjuar se është paraqit prapë ai fenomeni i shpërnguljes, kërkojnë azil në Suedi, Norvegji, plot familje, me dhjetëra familje largohen prej atje. Është shumë keq për ne, fatmirësisht e kemi një shans që ta ndryshojmë këtë. Shans janë këto zgjedhjet e parakohshme që i kemi tash. Ju që jeni këtu e kam plotësisht të qartë se e njihni platformën tonë, e njihni programin tonë, vetëm desha të them se jemi të gatshëm ta ndryshojmë këtë gjendje, ta ndryshojmë këtë situatë”, nënvizoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke shtuar se platforma e Partisë Demokratike Shqiptare, parasheh përforcimin e shtyllave të shkatërruara te Marrëveshja e Ohrit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *