Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e Kosovës

Thaçi takoi ambasadorin e Kosovës

20 prill-Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, zhbllokimi i proceseve integruese euro-atlantike dhe vendimmarrja koncensuale janë perspektiva e vendit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë e priti Ambasadorin e Kosovës në vend, Skender Durmishi.

Situata aktuale politike në vend, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, procesi i vëzhgimit të zgjedhjeve, zhbllokimin e proceseve integruese të vendit, platforma politike e PDSH-së dhe çështje të tjera me karakter politik ishin temat kryesore të këtij takimi, të cilin Thaçi e vlerësoi të frytshëm.

Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, zhbllokimi i proceseve integruese euro-atlantike dhe vendimmarrja koncensuale janë perspektiva e vendit. Takimet e kryetarit të PDSH-së me diplomatë të akredituar në vend do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *