Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e Polonisë, Karol Bachura

Thaçi takoi ambasadorin e Polonisë, Karol Bachura

1 prill-
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndryshimin e Kodit zgjedhor si dhe mbajtja e zgjedhjeve fer dhe demokratikeAmbasadori i Polonisë përshëndeti kthimin teknik të PDSH-së në Parlament dhe vlersoi si hap të drejtë për krijimin e një klime më pozitive në prag të zgjedhjeve të parakohëshme

Në vazhdën e takimeve që realizon kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi me diplomatë të akredituar në vend, sot për vizitë zyrtare në selinë e partisë qëndroi Ambasadori i Polonisë në vend, Karol Bachura.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndryshimin e Kodit zgjedhor si dhe mbajtja e zgjedhjeve fer dhe demokratikeAmbasadori i Polonisë përshëndeti kthimin teknik të PDSH-së në Parlament dhe vlersoi si hap të drejtë për krijimin e një klime më pozitive në prag të zgjedhjeve të parakohëshme.

Ai gjithashtu theksoi se Polonia si kryesuese e ardhëshme me Bashkimin Europian është shumë e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Në takim Kryetari i PDSH-së nga faktori politik ndërkombëtar kërkoi monitorim të përforcuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke theksuar rëndësinë e mos përsëritjes së praktikave nga e kaluara siç është rasti i Kërçovës dhe rrethinës, në të cilën masovikisht dhunohej vota shqiptare nga subjekte politike të caktuara.

Ofensiva diplomatike e Kryetarit të PDSH-së gjatë ditës së sotshme do të vazhdojë në takimin me përfaqsues të Lartë të Ambasadës amerikane dhe të OSBE-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *