Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Ta ndalojmë azilin

Thaçi:Ta ndalojmë azilin

25 prill-Thaçi, kërkoi nga banorët e Gostivarit, Banjicës dhe Graqdecit që të përkrahet platforma politike e partisë së tij, si zgjidhje e vetme për të ndërprerë këtë negativitet që rrezikon, siç u shpreh ai, zbrazjen e qyteteve shqiptare

Gostivar, 25 prill – Ta ndalojmë fenomenin e azilit politik që po ndodh në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në Tetovë dhe Gostivar. Me këtë mesazh, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kërkoi nga banorët e Gostivarit, Banjicës dhe Graqdecit që të përkrahet platforma politike e partisë së tij, si zgjidhje e vetme për të ndërprerë këtë negativitet që rrezikon, siç u shpreh ai, zbrazjen e qyteteve shqiptare. “Te ne në Tetovë e Gostivar, ende s’ka filluar ky fenomen, mirëpo ju sigurisht dëgjoni se çdo ditë në Shkup dhe Kumanovë, ndodh fenomeni i azilit. Njëzet-tridhjetë familje në javët shkojnë në azil dhe kjo është zbrazje e territorit”, ka thënë Thaçi. Lideri i PDSH-së ka folur edhe për realizimin e platformës politike të PDSH-së, për të cilën ka thënë se nuk është e pamundur siç propagandojnë oponentët politikë, mirëpo, ka shtuar ai, nevojitet vetëm një legjitimim i fuqishëm nga vetë qytetarët. “Unë mendoj se ka shumë njerëz që janë skeptik dhe kanë dyshim se a do të mund të realizohet kjo platformë, se është shumë vështirë dhe kam mirëkuptim për ata njerëz se fatkeqësisht këta shqiptarë të cilët i kemi sot në qeverisje e ulën pazarin shumë poshtë dhe njerëzit është vështirë t’i bindim se mund të ndryshojë kjo situatë dhe maqedonasit mund t’i detyrojmë ta pranojnë këtë platformë. Kërkesa jonë tash është që këto shkronja dhe këto germa që janë aty të fitojnë jetë, të ngjallen dhe pastaj do të jetë shumë më lehtë. Nëse kjo nuk ndodh, mua më vjen shumë keq por duhet ta them hapur realitetin, sepse kështu si është keq situata do të përkeqësohet edhe më tepër”, ka thënë Thaçi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *