Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:“U kthyem ta rrënojmë Qeverinë”

Thaçi:“U kthyem ta rrënojmë Qeverinë”

8 prill- “Përfaqësuesit e ambasadave të ndryshme këtu në Shkup, kam realizuar takime të ndryshme me sugjërimin e tyre. Ju e dini se ata shumë kanë insistuar që PDSH të kthehen në Parlament dhe ne e bëmë këtë lëshim teknik të kthehemi në parlament që tja këpusim kokën kësaj qeverie, e jo për ta legjitimuar këtë parlament, ta përshpejtojmë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në Kuvend u ktheva që t’ia këpusim kokën kësaj Qeverie dhe ta përshpejtojmë rrënimin e kësaj shumice parlamentare. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve të fshatit Sfillare.

“Përfaqësuesit e ambasadave të ndryshme këtu në Shkup, kam realizuar takime të ndryshme me sugjërimin e tyre. Ju e dini se ata shumë kanë insistuar që PDSH të kthehen në Parlament dhe ne e bëmë këtë lëshim teknik të kthehemi në parlament që tja këpusim kokën kësaj qeverie, e jo për ta legjitimuar këtë parlament, ta përshpejtojmë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Banorët e rajonit të Shkupit u interesuan edhe për takimet e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, me përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptaro Amerikane, të cilët para disa ditësh qëndruan në vend.

“Sa i përket takimeve me lobin shqiptaro amerikano shqiptarë, janë takuar të parët, me mua u takuan, tre orë kemi ndenjur, kemi biseduar shumë gjatë dhe ata plotësisht u pajtuan me qëndrimet tona.

Bile, e përshëndes edhe deklaratën e tyre publike që e kallëzuan me emër dhe mbiemër kush i ka fajet, kjo parti nuk ka bërë asgjë, përkundrazi gjendja ka shkuar pas”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Përveç fshatit Sfillare, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, u prit edhe nga banorët e fshatrave Bukoviç dhe Gllumovë të Shkupit, me të cilën diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe shpalosi platformën politike të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *