Home / Lajme / Rajon / Topi: ‘Kosova është projektuar si një shtet modern’

Topi: ‘Kosova është projektuar si një shtet modern’

15 prill-“E rëndësishme është që Kosova është projektuar si një shtet i ri, modern, me parime të forta të demokracisë, një shtet multietnik dhe me një vizion të qartë euro atlantik.
Jam i bindur që të gjithë së bashku në rajon, qoftë Shqipëria, qoftë Turqia do ta mbështesin Kosovën në këto sfida të rëndësishme”, theksoi Presidentit i Shqipërisë në një intervistë dhënë Radio -Televizionit të Turqisë – TRT.

Presidenti Shqipërisë Bamir Topi, i ka shprehur mirënjohje Turqisë lidhur me njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen në rrugën e saj. Kosova është një shtet i ri, që është mëvetësuar në vitin 2008.

Në një intervistë dhënë Radio -Televizionit të Turqisë, ai theksoi se Kosova është njohur nga një numër i konsiderueshëm vendesh të rëndësishme, por tha që sigurisht pritet që të njihet edhe nga më shumë vende.

Si një shtet i ri, Kosova ka edhe problemet e veta, kryesisht ekonomike, tha Presidenti Topi, duke vlerësuar se me gjithë disa problemeve kushtetuese, “institucionet e shtetit të ri të Kosovës janë funksionale”, duke shfaqur besimin që ato do të forcohen çdo ditë e më tepër.
“E rëndësishme është që Kosova është projektuar si një shtet i ri, modern, me parime të forta të demokracisë, një shtet multietnik dhe me një vizion të qartë euro atlantik.
Jam i bindur që të gjithë së bashku në rajon, qoftë Shqipëria, qoftë Turqia do ta mbështesin Kosovën në këto sfida të rëndësishme”, theksoi Presidentit i Shqipërisë në një intervistë dhënë Radio -Televizionit të Turqisë – TRT.

Presidenti Topi mori pjesë në Samitin e 14 të Ekonomik Euro Aziatik në Stamboll.QIK

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *