Home / Lajme / Maqedoni / Trajneri Edmond Miha deportohet nga Maqedonia

Trajneri Edmond Miha deportohet nga Maqedonia

8 prill-Trajneri nga Shqipëria i cili për 16 vite ka qëndruar në Maqedoni duke drejtuar klubet shqiptare u ndalua mbrëmë nga organet policore të Aeroportit të Shkupit dhe për pesë orë është marrë në pyetje dhe më pas i është shqiptuar masa e deportimit nga vendi.

Ministria e Brendshme ka urdhëruar deportimin e trajnerit të njohur shqiptar, Edmond Miha nga Maqedonia, pas ndalimit të tij në Aeroportin e Shkupit.

Trajneri nga Shqipëria i cili për 16 vite ka qëndruar në Maqedoni duke drejtuar klubet shqiptare u ndalua mbrëmë nga organet policore të Aeroportit të Shkupit dhe për pesë orë është marrë në pyetje dhe më pas i është shqiptuar masa e deportimit nga vendi.

Lidhur me këtë akt të policisë ka reaguar ashpër kryesia e klubit të futbollit “Rinia” nga Gostivari, për shkak të këtij vendimi ndaj trajnerit të tyre.

“Kryesia reagon ashpër ndaj trajtimit jonjerëzor që i është bë trajnerit më të njohur në trevat e Ballkanit Edmond Miha në aeroportin e Shkupit, si dhe deportimit të tij nga Maqedonia. Në kthim nga Vjena ku Miha ishte në vizitë të fëmijëve të tij që studiojnë dhe punojnë në Vjenë, ai është ndaluar për 5 orë të tëra në aeroportin e Shkupit dhe është trajtuar si me qenë një kriminel dhe jo një punonjës sportiv që ka qëndruar në Maqedoni mbi 16 vite. Më pas, nga ana e policisë së shtetit i është urdhëruar që deri në ora 24:00 ta lëshoj Maqedoninë dhe të mos hyjë për 3 muaj të plotë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas tyre, ky akt nënkupton se bëhet fjalë për vendim me prapavijë politike, ndërsa më tej theksohet se “ky vendim është një turp që nuk mund të rikuperohet kurrë dhe kërkojmë nga të gjitha klubet e futbollit që të dënohet ashpër ky akt i policisë së shtetit”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *