Home / Lajme / Maqedoni / Tre deputet e diaspores kushtojnë mbi 700mijë euro

Tre deputet e diaspores kushtojnë mbi 700mijë euro

7 prill-“Pas kryerjes së votimeve, të gjitha fletëvotimet, këshilli zgjedhor i grumbullon dhe procesverbal të veçantë i dorëzon personit që punon në përfaqësinë diplomatike konsulare i cili do të jetë i caktuar nga KSHZ-ja dhe ky person do të delegojë materialin zgjedhor nëpërmjet postës diplomatike nga MPJ drejtpërdrejtë në KSHZ dhe ne jemi kompetent për numërimin dhe shpalljen e rezultateve”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Votimi i diasporës do t’i kushtojë Maqedonisë rreth 1 milion euro, ose sa 1/3 e kostos së zgjedhjeve që do të mbahen në vend. Procesi zgjedhor në diasporë do të vëzhgohet nga 500 persona nga Maqedonia, përfaqësues të administratës shtetërore dhe publike si dhe përfaqësues të partive politike. Në tre njësitë zgjedhore Amerikë Jugore dhe Veriore, Evropë dhe Afrikë, si dhe Azi e Australi, do të hapen gjithsej 50 vendvotime. Në çdo vendvotim do të ketë nga 10 anëtarë, 6 nga administratat dhe 4 nga partitë politike. Këto detaje mbi koston, i zbardhi sot Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Nëse ne mendojmë se na ka kushtuar 2 milionë e 500 mijë llogaritur me euro, apo tre milion, atëherë merrni parasysh se harxhimet do të jenë prej 700 mijë deri 1 milion, e uro. Një e treta e kostos apo buxhetit të tërësishëm që ka qenë i nevojshëm këtu. Këtu prej 700 mijë deri 1 milion do të jenë harxhimet që do të na kushtojnë për votimin e diasporës”, tha Subhi Jakupi, Zv/kryetar i KSHZ-së.

Procesi zgjedhor në diasporë do të realizohet një ditë para se të mbahen zgjedhjet në vend. Mërgimtarët për procesin zgjedhor do të njoftohen nëpërmjet shtypit me tirazh me të madh në vendet ku jetojnë përkohësisht. Ndërsa ata të cilët dëshirojnë të votojnë, do të duhet patjetër 10 ditë nga shpallja në gazeta të paralajmërojnë se do të votojnë.

“Pas kryerjes së votimeve, të gjitha fletëvotimet, këshilli zgjedhor i grumbullon dhe procesverbal të veçantë i dorëzon personit që punon në përfaqësinë diplomatike konsulare i cili do të jetë i caktuar nga KSHZ-ja dhe ky person do të delegojë materialin zgjedhor nëpërmjet postës diplomatike nga MPJ drejtpërdrejtë në KSHZ dhe ne jemi kompetent për numërimin dhe shpalljen e rezultateve”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Jakupi tha se votat e diasporës nuk mund të manipulohen pasi ato do të hapen drejtë për drejtë në KSHZ. Për zgjedhjen e deputetëve të diasporës në votime duhet të dalin më së paku 2 për qind nga numrit i votuesve që kanë paraqitur pjesëmarrjen në votime.Alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *