Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në aksidentin Tetovë-Gostivar

Tre të lënduar në aksidentin Tetovë-Gostivar

29 prill-Tre veta janë lënduar mbrëmë në aksidentin që ndodhi në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të motelit “Luna”.

Deri tek aksidenti ka ardhur gjatë përplasjes së një autobusi me udhëtar të kompanisë “Zhas Bus” me dy furgonë. SPB në Tetovë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar më shumë persona të lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë dhe kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gostivarit.

Më të lënduar janë shoferi i autobusit dhe dy udhëtarë, në mesin e të cilëve një fëmijë. Për shkak të këtij aksidenti, komunikacioni dhe lëvizja e makinave ishte bllokuar në këtë aks të autostradës nga ora 20:00 deri në orën 20.30.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *