Home / Sport / UEFA, ngre hetime kundër Realit e Barçës

UEFA, ngre hetime kundër Realit e Barçës

UEFA ka konfimruar se janë hapur procese disiplinore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës pas ndeshjes të së mërkurës të vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Real Madrid do të hetohet për kartonat e kuq të marrë nga Pepe dhe trajneri Jose Mourinho. Gjithashtu tekniku portugez do të hetohet edhe për deklaratat e tij pas ndeshjes në të cilat kritikoi ashpër arbitrin e takimit.

Në rastin e Barcelonës, UEFA do të hetojë kartonin e kuq të marrë nga portieri i dytë Pinto pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së djeshme, ku pati edhe një konfrontim fizik mes lojtarëve dhe stafeve të dy gjigandëve spanjollë.

Këto raste do të shihen në Komisionin e Kontrollit dhe Disiplinës së UEFA-s më 6 maj.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *