Home / Lajme / Maqedoni / UEJL, komemoracion për Shtulin

UEJL, komemoracion për Shtulin

28 prill-Në fjalimin e tij, rektori Zamir Dika vuri në pah rolin e gjithanshëm të Shtulit dhe luftën e pakompromis për të drejtat e njeriut dhe kontributin e tij për themelimin e UEJL-së

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish-komisarit të lartë të OSBE-së për pakicat Maks Van der Shtul, njëkohësisht edhe nismëtar për themelimin e UEJL-së. Në mbledhjen komemorative ka marrë pjesë edhe ambasadorja Holandës në Maqedoni Simone Filipini, ish-rektori i UEJL-së Alajdin Abazi, stafi akademik, profesorë dhe studentë. Në fjalimin e tij në mbledhjen komemorative, rektori Zamir Dika vuri në pah rolin e gjithanshëm të Shtulit dhe luftën e pakompromis për të drejtat e njeriut dhe kontributin e tij për themelimin e UEJL-së. “Ky njeri ishte mik i vërtetë për neve, edhe atë për momentet më të nevojshme për ne. Është kjo një humbje e madhe dhe e pakompensueshme. Kjo është një humbje e madhe edhe për politikën edhe për njerëzimin”, tha rektori Dika. Universiteti i Evropës Juglindore, ka hapur poashtu edhe librin e zisë për të ndjerin Shtul, ndërsa njoftohet se rektori Dika do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, në Holandë. Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Maks Vander Shtul ndërroi jetë ditë më parë në moshën 86-vjeçare. Ai dy herë ishte shef i diplomacisë në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, ishte edhe përfaqësues i Holandës në OKB, ndërsa ishte edhe komisar i lartë i pakicave nacionale në OSBE. Maks Vander Shtul në pranverën e vitit 2000, në cilësinë e komisarit të lartë të OSBE -së për pakicat nacionale, inicioi diskutimet për themelimin e një universiteti të ri në Maqedoni – Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, i cili edhe u hap një vit më vonë, respektivisht në vitin 2001. Vander Shtul, që vizion kishte themelimin e zhvillimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, është edhe doktori i parë i nderit i këtij institucioni, që në popull njihet ndryshe edhe si Universiteti i Shtulit, për shkak të meritave që ky njeri i bartë për këtë tempull të diturisë.(U.H.)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *