Home / Sport / Vardari do shteret përsëri

Vardari do shteret përsëri

’Ne respektojmë Vardarin si çdo kundërshtar tjetër, mirëpo respektojmë edhe veten dhe kualitetin që posedon ekipi. Të gjithë jemi të orientuar në fitimin e titullit të kampionit dhe për të arritur këtë kemi nevojë vetëm për fitore’, deklaroi mesfushori me tipare sulmuese i Shkëndijës, Ardian Nuhiu.

Dita e premte në Tetovë do të jetë festë futbolli, pasi Shkëndija do të përballet me Vardarin në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. “Kuqezinjtë’ që zakonisht si vendas luajnë të dielën, kësaj rradhe në termin paksa të pazakontë do të dalin në kërkim të një fitorje të re. Pas barazimit 2:2 në fushë të Skopjes, diferenca me Metalurgun është ulur në 5 pikë dhe nga tabori ‘kuqezi’ janë të mendimit se nuk kanë të drejtë për tjetër dështim dhe tre pikët nga dueli me Vardarin janë imperativi i vetëm. ‘Pas gjithë asaj që ndodhi me Skopjen, ne kemi hapur një faqe të re për të vazhduar me rezultatet pozitive. Tani na pret tjetër sfidë për pikë dhe ne mendojmë vetëm për fitore’, tha në fillim futbollisti i Shkëndijës Ardian Nuhiu, i cili te ‘kuqezinjtë’ erdhi pikërisht nga rradhët e Vardarit. ‘Po kam kaluar një kohë te Vardari dhe ajo është e kaluar. Unë mendoj vetëm për Shkëndijën dhe suksesin me këtë skuadër. Kemi grup të mirë futbollistësh, para së gjithash shokë të mirë dhe kjo më bën shumë optimist për një sezon të suksesshëm’, shtoi Nuhiu. Pas duelit të të shtunës, Shkëndija menjëherë ka nisur përgatitjet për duelin e të premtes. Trajneri Osmani po përgatit formulë fituese dhe për këtë qëllim kërkon angazhim maksimal nga të gjithë futbollistët, duke potencuar vazhdimisht se Vardari edhe përkundër pozitës së palakmueshme, posedon skuadër ciëlsore. ‘Trajneri ka të drejtë, pasi Vardari me të vërtetë ka ekip të mirë. Dhe në fakt ne nuk gënjehemi nga pozita e keqe e tyre në tabelë, dhe jemi të vetëdijshëm se ata do të vijnë këtu për të na shkaktuar probleme. Ata u treguan si skuadër cilësore në ndeshjen e parë pranverore kur fituam 3:1 dhe tani sigurisht se do të tentojnë të mbeten të pamposhtur’, sqaroi Nuhiu, duke vijuar.’Ne respektojmë Vardarin si çdo kundërshtar tjetër, mirëpo respektojmë edhe veten dhe kualitetin që posedon ekipi. Të gjithë jemi të orientuar në fitimin e titullit të kampionit dhe për të arritur këtë kemi nevojë vetëm për fitore’. Sipas Nuhiut, Shkëndija nuk duhet të lejojë që në të ardhmen të humbë pikë në asnjë takim, me qëllim që sa më parë të sigurojë titullin e kampionit. ‘Jam i mendimit se Shkëndija nuk ka të drejtë të humbë pikë në ndeshjet e ardhshme në teren mysafir, ndërsa për takimet si vendas nuk dua të flas, pasi përveç fitoreve çdo gjë tjetër do të ishte dështim i madh për ne. Kemi mundur shumë skuadra të forta dhe nëse japim më të mirën nga vetja, personalisht nuk shoh ekip në Maqedoni që mund të na shkaktojë problem në fushën tonë’, përfundoi shkupjani në rradhët e Shkëndijës, Ardian Nuhiu.

Rikthehen Mustafi dhe Hasani

Shkëndija në sfidën me Vardarin pritet të jetë më e fortë, pasi rrikthimin e tyre e kanë paralajmëruar kapietni Nebi Mustafi dhe sulmuesi Ferhan Hasani. ‘Kuqezinjtë’ kohëve të fundit janë përfshirë nga shumë lëndime dhe në këtë drejtim ekipi kundër Skopjes luajti i hendikepuar pa Mustafin, Hasanin, Cuculin dhe Nikitoviçin e suspenduar. Në stërvitjen e të martës Ferhan Hasani punoi së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për të luajtur. Edhe kapiteni Mustafi pas ndërhyrjes kirurgjike në hunë, do të jetë në ekip, me atë që do të luajë me maskë mbrojtëse. Nikitoviç ka pastruar kartonët dhe do të jetë në kombinim për të luajtur, ndërsa pikëpyetja e vetme mbetet Cuculi, i cili ende nuk është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës, pasi për momentin vetëm vrapon lehtë ndaras nga ekipi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *