Home / Lajme / Maqedoni / Varfëri absolute në një familje në Goranë të Osllomesë

Varfëri absolute në një familje në Goranë të Osllomesë

28 prill-Familja tre anëtarësh, përfshi një vajzë 16 vjeçare, jeton pa shtrojë nën këmbë, pa dritare, pa kulm, dhe për më tepër, etja dhe terri shtohen nga mungesa e ujit dhe energji elektrike. I zoti i kësaj të ashtuquajture shtëpi, nuk e ka idenë se kur mund të ketë qenë ndërtuar ajo. Ndoshta 100 vjet më parë, siç tregon edhe stili i saj, e ndërtuar me plitharë balte dhe kallama.

Nuk është asgjë më shumë veçse një rrënojë, por për frymët që jetojnë në të, ende mban emrin shtëpi. Në këto shkallë ngjitesh për të shkuar drejt strehës së thyer dhe mureve të shqepur, të cilat nga moment në moment, mund të shemben si një kërpudhë. Kështu jeton familja Saliu nga fshati Goranë i Osllomesë, dhe varfëria që Migjeni tregonte rreth 100 vjet më parë, në këtë familje është ulur këmbëkryq.
Familja tre anëtarësh, përfshi një vajzë 16 vjeçare, jeton pa shtrojë nën këmbë, pa dritare, pa kulm, dhe për më tepër, etja dhe terri shtohen nga mungesa e ujit dhe energji elektrike. I zoti i kësaj të ashtuquajture shtëpi, nuk e ka idenë se kur mund të ketë qenë ndërtuar ajo. Ndoshta 100 vjet më parë, siç tregon edhe stili i saj, e ndërtuar me plitharë balte dhe kallama.
Familja Saliu ka vetëm një pasuri – një kalë, me të cilin ngarkojnë dhe shesin dru.
“Shumë vështirë është, tepër! S’kemi punë… veç me dru…mbajmë nga pak, shesim…shesim sa të mbajmë familjen gjallë… të tjera kushte, e shihni… s’kemi kurrgjë. Mu më intereson punë, por në punë nuk më pranojnë, kështu. Shteti nuk më ndihmon”, u shpreh Rexhep Saliu, kryefamiljar.
E zonja e shtëpisë, Midja, tre herë në ditë përshkon më shumë se një kilometër rrugë për të mbushur ujë për të larë enët e për të pastruar thërrimet që bien mbi shtrojën e baltë.
“Prej 20 vjet e më tepër jetojmë kështu. Përpara kështu kanë jetuar… burri, asgjë askund nuk punon. Ndihma sociale nuk marrim hiç”, u shpreh Mide Saliu, zonja e shtëpisë.
E harruar në skamje dhe përtej shoqërisë, familja Saliu e mbytur në përditshmërinë e tillë kërkon të ri-integrohet. Fjalët për gjendjen e vështirë kanë mbërritur në shoqatën humanitare ‘Mëshira’ e cila ka vendosur të japë kontributin e saj, për t’i ngritur një strehë të re kësaj familjeje.
“Pritet nga “Mëshira” që shumë shpejtë të përfundojë ky projekt brenda 6 javësh. Ndërtimi i shtëpisë komplet. Ne e kemi një fond të vogël por me ndihmën e firmave të Kërçovës dhe shokëve që kemi që ndihmojnë çdo herë ‘Mëshirën’, kemi biseduar me ta dhe është vullneti i të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë këtë familje”, deklaroi Haki Lushtaku, Shoqata humanitare ‘Mëshira’.
Por thirrja për ndihmë u lëshohet së pari autoriteteve që deri më sot këtë rast tragjik nuk ua pati zënë syri. Familja, e cila duket e fshirë nga çdo listë komune apo autoritetesh, jeton me shpresën e Zotit dhe mëshirën e njerëzve zemërgjerë.Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *