Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhja në Tetovë, identifikohet i vrari

Vjedhja në Tetovë, identifikohet i vrari

17 prill-Ibrahim L. nga Shkupi është vjedhësi i cili u vra mbrëmë gjatë shkëmbim-zjarrit pas kryerjes së grabitjes në artarinë “Isak 1” në qendër të Tetovës. Policia po gjurmon pas bshkëpjesëmarrësve të tjerë, që konsiderohet të jenë 6-7 persona

Shkupjani 25 vjeçar, Ibrahim L., është vjedhësi i cili u vra mbrëmë gjatë shkëmbim-zjarrit pas kryerjes së grabitjes në artarinë “Isak 1” në qendër të Tetovës.

Bashkëpjesëmarrësit e tjerë, që konsiderohet të jenë 6-7 persona, edhe më tej janë të pakapshëm për policinë, informojnë nga MPB. Gjatë këmbim zjarrit, që pësoi pas vjedhjes së artarisë “Isak 1” rrteh orës 18, u lëndua një polic i cili gjendet për shërim në qendrën klinike të Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Edhe pronari i artarisë së vjedhur, Isak Ferati, 39 vjeçar nga Kamjani, të cilin vjedhësit e plagosën në të dy këmbët është shtruar për shërim, por në Klinikën e Shkupit.

Ndryshe, pas kryerjes së aktit, vjedhësit kanë ikur me dy vetura dhe në afërsi të fshatit Tearcë janë takuar nga një patrullë policore, por nuk kanë ndaluar duke ikur me një shpejtësi të madhe drejt fshatit Jegunoc. Para hyrjes së fshatit i ka pritur një veturë tjetër patrulluese me të cilën kanë filluar këmbim zjarrin. Në ndërkohë ka arritur edhe patrulla nga Tearca, por megjithatë vjedhësit kanë arritur të ikin në drejtim të fshatit Nerasht. Pas vete e kanë lënë të plagosurin Ibraim L. i cili më vonë ka ndërruar jetë, sikurse edhe armatim dhe një pjesë të arit të vjedhur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *