Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje në Tetovë, dy të plagosur një i vrarë

Vjedhje në Tetovë, dy të plagosur një i vrarë

16 prill-
Vjedhja e sotme e artarisë “Isak” në Tetovë ka patur për bilanc plagosjen e një polici, të pronarit të artarisë dhe vrasjen e njërit nga vjedhësit. Nga MPB thonë se janë duke kryer hetimet

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i vjedhjes së sotme të artarisë “Isak” në Tetovë. Sipas informacioneve të organeve të rendit, sot pas oës 18 në artarinë “Isak” në rrugën e Ilindenit, afër Gjykatës së Tetovës, kanë hyrë disa persona dhe kanë kryer vjedhje të një sasie të arit, me këtë rast ata kanë plagosur pronarin e artarisë.

Vjedhësit që ishin me dy vetura, më pas kanë ikur në drejtim të rrugës Tetovë-Jegunoc ku edhe janë takuar nga patrulla e policisë, e cila ka qenë e informuar për rastin.
Në urdhërin e uniformave blu, ata nuk kanë ndaluar, por kanë hapur zjarr.

Gjatë këmbim zjarrit është plagosur një polic ndërsa është vrarë njëri nga vjedhësit. Nga MPB thonë se hetimet rreth rastit, sikurse edhe për fatin e sasisë së arit të vjedhur, janë duke vazhduar.

Pronari i artarisë “Isak” pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Tetovës është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *