Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE në zgjedhje me „Shkupi 2014“, kishën në Kala dhe projekte tjera monoetnike

VMRO-DPMNE në zgjedhje me „Shkupi 2014“, kishën në Kala dhe projekte tjera monoetnike

16 prill-Siç bëhet e ditur, VMRO-DPMNE po përgadit vazhdimin e projektit „Shkupi 2014“ edhe nëpër pjesa tjera të kryeqendrës, ndërsa projekte të kësaj natyre me përmendore dhe objekte monoetnike dhe monofetare pritet të vazhdoj edhe nëpër qytete tjera. Projekti „Shkupi 2014“ deri tani ka kushtuar afër 100 milion euro, ndërsa opozita ka akuzuar se kostoja e tij mund të arrijë mbi 200 milion euro.

Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski në programin e saj zgjedhor do të ketë ndër prioritetet e saj përfundimin e projektit „Shkupi 2014“, ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit dhe projekte tjera monoetnike dhe monofetare.

Burime pranë kësaj partie pranojnë për INA se këto janë dhe do të mbetet prioritete që duhet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm të kësaj partie, pavarësisht se cila parti nga shqiptarët do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

„Këto janë prioritete që nuk ka kompromis, pavarësisht se çfarë thonë partitë shqiptare, të cilat nuk duhet të gënjejnë opinionin“, theksoi për INA, një burim i afërt me kreun e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se partitë shqiptare do ta kenë të vështirë për të imponuar agjendën e tyre me kërkesa plotësuese, ekskluzivisht jashtë Marrëveshjes së Ohrit.

Siç bëhet e ditur, VMRO-DPMNE po përgadit vazhdimin e projektit „Shkupi 2014“ edhe nëpër pjesa tjera të kryeqendrës, ndërsa projekte të kësaj natyre me përmendore dhe objekte monoetnike dhe monofetare pritet të vazhdoj edhe nëpër qytete tjera. Projekti „Shkupi 2014“ deri tani ka kushtuar afër 100 milion euro, ndërsa opozita ka akuzuar se kostoja e tij mund të arrijë mbi 200 milion euro.

Nga ana tjetër, spektri politik shqiptar ka nxjerrë në këto zgjedhje platforma dhe programe parazgjedhore, duke i nisur me kërkesat për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshje të tjera, por edhe kërkesat për ndryshime kushtetuese për pozitën e shqiptarëve.

Paraprakisht, dy taboret politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë paralajmëruar se vështirë do të bëjnë kompromise për çështje ekskluzive për pozitën e shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *