Home / Sport / Volejboll, gjysmëfinalja e play-offit, Shkëndija pret Vardarin

Volejboll, gjysmëfinalja e play-offit, Shkëndija pret Vardarin

Shkëndija e Tetovës, që është favorit numër një për titullin e kampionit, në ndeshjen e parë të 1/2 së finales do të përballet me Vardarin.

Kampionati elitar i volejbollit të Maqedonisë dalëngadalë po hyn në fazën e fundit, deri sa në program do të jenë ndeshjet e para gjsymëfinale. Shkëndija e Tetovës, që është favorit numër një për titullin e kampionit, në ndeshjen e parë të 1/2 së finales do të përballet me Vardarin. ‘Kuqezinjtë’ kanë patur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur për këtë sfidë, derisa trajneri Luma kërkon angazhim të 100 % për të marë fitoren me rezultatin maksimal. Shkëndija pa problem mundi Vardarin në pjesën e rregullt të kampionatit, deri sa pritet të njëjtën ta përsërin edhe tani. ‘Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe presim fitore të sigurtë. Nuk është se e nënçmojmë kundërshtarin, përkundërazi ata gëzojnë respekt maksimal nga ana jonë, mirëpo ne jemi në kërkim të titullit të kampionit dhe në këtë drejtim kemi nevojë për fitore maksimale. Kam besim në forcën e ekipi dhe të shokëve të skuadrës, kështu që pres që me lojë të mirë dhe të sigurtë të marim fitoren me rezultat 3:0, për të qenë më të sigurtë para ndeshjes së kthimit dhe për të kënaqur tifozët që do jenë të pranishëm në palestër’, deklaroi njëri prej volejbollistëve më standard të Shkëndijës, Naim Abazi. Takimi Shkëndija-Vardari do të zhvillohet të shtunën në palestrën sportive te shkolla e mesme e mjeksisë, me fillim në orën 18:00. Në takimin tjetër gjysmëfinal në Veles do të takohen Borec Brako dhe Strumica Aba.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *