Home / Sport / Volejboll, Liria befasoi Shkëndijën

Volejboll, Liria befasoi Shkëndijën

Skuadra e fundit në renditje Liria ka befasuar lideren e tabelës Shkëndijën duke e mundur 3:0…. Aprilili…. Sigurisht ishte kjo shaka e ditës së renave, pasi në të kundërtën ‘kuqezinjtë’ pa probleme mundën ekipin nga Zherovjani, duke vazhduar ecurinë e sigurtë drejt titullit të kampionit.

Në duelin e skuadrave shqiptare dallimi në kualitet ishte shumë i madh, kështu që shikuesit nuk kishin mundësi të ndjekin lojë cilësore, për të cilën nevojiten dy kundërshtar, ndërsa të ejnten Shkëndija nuk kishte rival. Interesant është fakti se në fillim të takimit pasi Husaj fitoi pikën e parë për ‘kuqezinjtë’ në vazhdim ishin volejbollistët e Lirisë ata të cilët avansuan 2:1, 3:2 dhe 4:3, mirëpo më pas gjërat erdhën në vendin e duhur dhe deri në fund të setit Shkëndija fitoi me rezultat 25:11. Në setin e dytë Shkëndija hyri disi më e relaksuar dhe kjo gjë u hapi shumë probleme. Liria në një moment avansoi 2:6, ‘kuqezinjtë’ provonin të rriktheheshin , mirëpo pas cdo dy-tre pikëve të fituara pasonin gabime që mundësonin Liria të jetë në baraspeshë rezultati. Në saje të një loje të këtillë seti i dytë i takoi Shkëndijës por me diferencë të vogël 25:20, duke bërë që skuadra nga Zherovjani për herë të parë pas një kohe të gjatë në një set të vetëm të fitojë kaq pikë. Pas epërsisë 2:0 në setin e tretë trajneri Luma sikur mirë qortoi volejbollistët e tij për të qenë më serioz dhe kjo menjëherë dha rezultat, pasi Shkëndija fitoi 25:10, duke mbyllur takimin me rezultat maksimal 3:0. Vlen të cekete se edhe përkundër se loja nuk ishte kualitative, kishte momente kur publiku duartrokite momente të bukura, ndërsa në këtë drejtim në qendër të vëmendjes ishin goditjet e forta të Gazmend Husajt. Gjithashtu është për tu përmendeur se Shkëndija takimin e zhvilloi thuajse me formacionin e dytë, pasi përvec fillimit të ndeshjes, në vazhdim një pjesë e lojtarëve standard as që u rrikthyen në lojë, derisa disa prej tyre hynin në momente të caktuara. Në anën tjetër me lojë të mirë gjatë gjithë takimit u dalluan të rrinjtë Besim Luma dhe Eldin Rustemi të cilët në momente realizonin suksesshëm kombinime të ndryshme, bllok të suksesshëm dhe goditje të sakta që sillnin pikë, ndërsa solid ishin edhe të rrinjtë e tjerë që u inkuadruan në lojë. Në ndeshjet tjera Sturmca Aba mundi Sinlkon 3:1, Bezbednosti humbi si vendas 0:3 me Borec Brakon, ndërsa ndeshja mes Kumanovës dhe Mavisit zhvillohet të dielën.

Rezultatet:
Shkëndija-Liria 3:0 (25:11, 20:20, 20:10)
Strumica Aba-Sinalko 3:1 (25:21, 21:25, 25:19, 25:21)
Bezbednosti-Borec Brako 0:3 (21:25, 16:25, 21:25)
Kumanova-Mavisi luhet të dileën

Tabela:
1. Shkëndija …………. 39 (39:7)
2. Strumica Aba …….. 36 (37:13)
3. Borec Brako ………. 34 (37:14)
4. Sinalko……………… 29 (33:19)
5. Vardari ……………… 26 (31:24)
6. Bezbednosti ………. 25 (29:25)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *