Home / Sport / Volejboll, Shkëndija mundi 3:0 Vardarin

Volejboll, Shkëndija mundi 3:0 Vardarin

Klubi i volejbollit Shkëndija ka bërë hap të madh drejt finales së play-offit, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Tetovë mundi Vardarin me rezultatin maksimal 3:0.

‘Kuqezinjtë’ që dominuan pjesën e rregullt të kampionatit dhe janë kandidati numër një për titullin e kampionit, që në fillim të ndeshjes me Vardarin bënë me dije se do kërkojnë fitore me rezultat maksimal. Kohë më parë skuadra nga Shkupi u mund në Tetovë 3:0, mirëpo kësaj rradhe ata të mobilizuar plotësisht provuan të sjellin rezistencë më të madhe Shkëndijës, duke shpresuar të fitojnë të paktën një set. Shkëndija edhe pse nuk po arrinte të shkëputet në pikë, megjithatë arrinte të kontrollojë takimin dhe falë lojës së mirë të Pëllumb Velës, Vuk Karanoviqit dhe Gazmend Husajt fitoi setin e parë me rezultatin 25:17. Në setin e dytë lojë e njëjtë në fushë, ndërsa trajneri Durim Luma vazhdimisht në lojë inkuadrone volejbollistë të rrinjë si Eldin Rustemi dhe Besim Luma. Fitohej përshtypja se Shkëndija kur dëshironte fitonte pikë, ndërsa më pas vinte një lëshim në lojë që mundësonte kundërshtarit të ofrohet në pikë. Megjithatë kualiteti dhe cilësia e volejbollistëve të Shkëndijës përfundimisht ishte e paaritshme për Vardarin të cilët në setin e dytë u mundën me rezultatin 25:21. Seti i tretë kaloi në dominim të ‘kuqezinjëve’ të cilët me lojë të sigurtë dhe me inkuadrim të vazhdueshëm të të rrinjëve në lojë arritën të fitojnë me rezultatin 25:17, duke mbyllur takimin e fitore maksimale 3:0. ‘Jemi të kënaqur me fitoren edhe pse në momente lejonim kundërshtarin të afrohet në pikë. Megjithatë qëllimi ynë ishte të fitojmë 3:0 dhe i’a arritëm qëllimit. Mendoj se edhe në ndeshjen e kthimit kemi kualitet për të fituar dhe më pas shkojmë në finale për të fituar titullin. Ne jemi shumë optimistë për këtë dhe mendojmë se titullin do e sjellim në Tetovë’, deklaroi pas fitores ndaj Vardarit, volejbollisti me përvojë të madhe Pëllumb Vela, i cili duket se edhe përkundër moshës është në formë të jashtëzakonshme dhe bart merita të mëdha në ecurinë historike të KV Shkëndija.

Rezultatet 1/2 e finales së play-offit
Shkëndija-Vardari (25:17, 25:21, 25:17),
Borec Brako-Strumica Aba 3:2.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *