Home / Sport / Volejboll, Shkëndija për të konfirmuar finalen

Volejboll, Shkëndija për të konfirmuar finalen

Klubi i Volejbollit Shkëndija sot zhvillon ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së play-offit kur në Shkup përballet me Vardarin.

‘Kuqezinjtë’ në ndeshjen e parë në Tetovë fituan me rezultatin maksimal 3:0 dhe kryejtën pjesën më të madhe të punës rreth kualifikimit për në finale, mirëpo sipas asaj që mësojmë nga tabori i tyre, ata edhe në ndeshjen e kthimit shkojnë për fitore. ‘Kemi epërsi 3:0 nga ndeshja e parë, mirëpo ne nuk kënaqemi me kaq. Duam edhe një tjetër fitore dhe të gjithë do të japim maksimumin për të arritur një gjë të tillë. Ne respetkojmë Vardarin, por jemi të vetëdijshëm edhe kualitetin që posedojmë, kështu që shkojmë në fitore tjetër, për të ruajtur formën para ndeshjeve finale, ku do të kërkojmë titullin e kampionit’, foli me optimizëm volejbollisti i Shkëndijës, Florent Islami. Takimi Vardari-Shkëndija zhvillohet sot në Shkup me fillim në orën 17:00. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Strumica ABA pret Borec Brakon. Skuadra nga Velesi në ndeshjen e parë shënoi fitore me rezultatin 3:2.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *