Home / Sport / Volejboll, Shkëndija pranë finales edhe në Kupë

Volejboll, Shkëndija pranë finales edhe në Kupë

‘Ne morëm atë që kërkuam dhe kjo na bën të jemi të kënaqur. Ne në çdo takim hyjmë me seriozitet maksimal për të marrë fitoren dhe kjo vazhdon të japë fryt. Sinalko u tregua si ekip cilësore, mirëpo kualiteti jonë është në nivel më të lartë. Jemi të lumtur për fitoren, mirëpo nuk do ndalemi, këtu. Sot na pret ndeshja e kthimit dhe objektivi ynë është tjetër fitore me rezultat maksimal, për të konfirmuar kualifikimin në finale, ku më pas do të kërkojmë të fitojmë këtë garë’, foli me optimizëm njëri prej volejbollistëve më standard të KV Shkëndija, Naim Abazi.

Nuk ka të ndalur për KV Shkëndija. As në kampionat, e as në Kupë. Thjesht volejbollistët ‘kuqezi’ shkelin gjithçka që u del përpara. Pasi në mënyrë eksprese siguruan kualifikim në finalen e play-offit, volejbollistët e Shkëndijës të martën mundën 3:0 Sinalkon në takimin e parë gjysmëfinal. Tetovarët sollën tjetër performansë të shkëlqyeshme, të sigurtë, me kombinime të mira dhe përfundime të sakta. Në fund rezultati i pritur, maksimal dhe paralajmërim për kualifikim për në finale. ‘Ne morëm atë që kërkuam dhe kjo na bën të jemi të kënaqur. Ne në çdo takim hyjmë me seriozitet maksimal për të marrë fitoren dhe kjo vazhdon të japë fryt. Sinalko u tregua si ekip cilësore, mirëpo kualiteti jonë është në nivel më të lartë. Jemi të lumtur për fitoren, mirëpo nuk do ndalemi, këtu. Sot na pret ndeshja e kthimit dhe objektivi ynë është tjetër fitore me rezultat maksimal, për të konfirmuar kualifikimin në finale, ku më pas do të kërkojmë të fitojmë këtë garë’, foli me optimizëm njëri prej volejbollistëve më standard të KV Shkëndija, Naim Abazi. Në gjysmëfinalen tjetër Borec Brako mundi Strumica Aban me rezultatin 3:0. Ndeshjet e kthimit në program janë sot, ndërsa në rast të rezultatit të barabartë, skuadrat do të luajnë ‘set të artë’ deri në 15 pikë, me dy pikë diferencë. Finalja e Kupës së Maqedonisë është paraparë të zhvillohet me 30 prill në palestrën sportive ‘Boris Trajkovski’ (Salla e Vogël), me fillim në orën 19:30.

Rezultatet 1/2 Kupa e Maqedonisë:
Shkëndija-Sinalko 3:0 (25:22; 25:19; 25:17);
Borec Brako – Strumica Aba 3:0 (25:20; 25:22; 25:17).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *