Home / Sport / Volejboll, Shkëndija pret Sinalkon

Volejboll, Shkëndija pret Sinalkon

Të dyja takimet e para gjysmëfinale në program janë të martën, kur në Tetovë Shkëndija do të përballet me Sinalkon, ndërsa në Shtip, Borec Brako pret Strumica Aba-n.

Në pritje të finalistit të dytë të play-offit që do të përballet me Shkëndijën për titullin e kampionit të Maqedonisë në volejboll për meshkuj, skuadrat do të jenë të angazhuara në kuadër të 1/2 së finales së Kupës. Të dyja takimet e para gjysmëfinale në program janë të martën, kur në Tetovë Shkëndija do të përballet me Sinalkon, ndërsa në Shtip, Borec Brako pret Strumica Aba-n. Është interesant se këta dy të fundit ndeshen mes veti edhe në 1/2 e finales së play-offit ku kanë rregjistruar nga një fitore, deri sa në takimin e tretë do të diskutojnë finalsitin. Ndërkohë Shkëndija që në play-off mundi pa problem dy herë Vardarin dhe u kualifikua në finale, tani është favorite edhe përballë Sinalkos. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë pos kampionatit janë optimistë edhe në Kupë, kështu që pritet fitore e sigurtë që në takimin e parë. Shkëndija në pjesën vjeshtore të kampionatit nuk ka humbur asnjë set të vetëm, me gjasa që këtë ecuri ta vazhdojë edhe pas sfidës me Sinalkon.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *