Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhje me incidente, njëjtë sikur të kaluarat

Zgjedhje me incidente, njëjtë sikur të kaluarat

5 prill-
Analistët mendojnë se fushata parazgjedhore do të përcillet me incidente, pasi siç shprehen ata, që tani ka filluar përkeqësimi i disponimit, sidomos te pala maqedonase, e cila megjithatë fillon e zbutet me afrimin e zgjedhjeve, ndërsa e kundërta ndodh te shqiptarët

Një fushatë e njëjtë me vitet tjera. Kështu parashikojnë analistët e ndryshëm politik, të cilët vlerësojnë se “votimi grupor”, ambienti i zymtë, diskreditimi dhe korrupsioni i votuesve do të jetë i pranishëm që me fillimin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Madje, paralajmërojnë analistët, që tani ka filluar përkeqësimi i disponimit, sidomos te pala maqedonase, e cila siç shprehen njohësit e problemeve zgjedhore në vend, fillon e zbutet me afrimin e zgjedhjeve, ndërsa e kundërta ndodh te shqiptarët.

“Fushata elektorale e zgjedhjeve të 5 qershorit do të karakterizohet me ashpërsinë e retorikës nga ana e opozitës maqedonase, madje nuk përjashtohen incidente edhe para 5 qershorit.

Në bazë të fjalorit të tashëm acarues mes liderëve të pushtetit edhe opozitës maqedonase, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve. Incidente mund të ketë edhe në bllokun shqiptar, por kësaj radhe – kujdesi është përqendruar më shumë në bllokun politik maqedonas”, thotë Albert Musliu. Sipas tij, incidentet zgjedhore janë matës për vlerësimin e procesit zgjedhor, kështu që shqiptarët, thotë ai, gjithmonë nga mediat maqedonase janë paraqitur si fajtor për vlerësimet negative që vinin nga faktorë ndërkombëtarë.

Se ambienti zgjedhor sivjet do të jetë i kontaminuar me retorikë agresive dhe elektrizim të situatës, pajtohet edhe Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Demokraci dhe Shoqëri Civile. Ai këtë konstatim e mbështet në bazë të zhvillimeve të deritashme politike dhe në bazë të hulumtimeve të agjencive për rejting partiak. “Gjykuar sipas pozicioneve të rejtingut të partive, në këtë fushatë zgjedhore opozita maqedonase do të jetë shumë më agresive dhe do të shërbehet me retorik të ashpër politike me qëllim të përfitimit të elektoratit.

Është shumë e qartë se në këtë mënyrë, do të mundohen të gjejnë alibi që në rast të humbjes zgjedhore, të akuzohet pala tjetër për falsifikim, respektivisht se pushteti përdor mekanizma të ndryshme për të falsifikuar rezultatet zgjedhore”, mendon Bozhinovski. Sipas tij, opozita maqedonase do të ashpërsojë retorikën politike për të gjitha çështjet, me qëllim të sigurimit të fajtorit në rast të dështimit. “Kështu që, ata do të kenë më lehtë të akuzojnë pushtetin se mbush kutitë, se falsifikon vota, etj.

Edhe në bllokun politik shqiptar ambienti nuk do të jetë më i relaksuar shumë, sepse paraqitja e një subjekti tjetër politik – RDK e Rufi Osmanit, ka prishur matematikën e rezultateve zgjedhore të subjekteve ekzistuese shqiptare.

Ndonëse jo i strukturuar mirë, Rufi Osmani me partinë e tij sado pak ka luhatur kalkulimet e subjekteve tjera. Prandaj elektorati domosdo duhet të përgatitet se dikush tjetër inskenon falsifikime, në këtë vijë pritet që retorika dhe ambienti politik shqiptarë të jetë i acaruar njëjtë sikur në kampin politik maqedonas”, konstaton Bozhinovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *