Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet pa ndikim

Zgjedhjet pa ndikim

26 prill-Sipas analizave në indeksin e bursës së Maqedonisë më shumë ndikojnë situata e përgjithshme politike në vend, sidomos proceset eurointegruese, faktorët psikologjikë dhe lëvizjet botërore ekonomike, por jo edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ndikojnë mbi indeksin e Bursës së Maqedonisë, tregon hulumtimi i Shoqatës për menaxhim me fonde “Ilirika”. Sipas analizave, ndaj vendimeve të investitorëve, respektivisht ndaj Indeksit të bursës së Maqedonisë (IBM) 10 më shumë ndikojnë situata e përgjithshme politike në vend, sidomos proceset eurointegruese, faktorët psikologjikë dhe lëvizjet botërore ekonomike. Si më pak të ndikueshme janë informacionet e detektuara të ndjeshme të çmimeve nga kompanitë e kotuara dhe politika dividente e firmave.

“Në mënyrë statistikore dëshmuam se muaji i parë, i dyti dhe i treti para dhe pas zgjedhjeve nuk kanë ndikim mbi IBM 10. Me mbi 90 për qind siguri mund të pohohet se Indeksi nuk varet nga zgjedhjet. Faktorë primarë që e determinojnë janë mosinkuadrimi drejt NATO-s dhe BE-së”, theksoi Aleksandar Manev, drejtor kryesor ekzekutiv në “Ilirika”.

Manev në konferencën për shtyp, duke i prezantuar rezultatet e hulumtimit, tha se investitorët nuk merren me performansat e kompanive dhe me planet e tyre zhvillimore, por me imazhin e përgjithshëm politik, nëse afrohemi drejt inkuadrimit në BE dhe NATO. Duke u përqendruar në industrinë e fondeve, ai theksoi se vitin e kaluar është vërejtur rritje e madhe. Investimet për një kokë banori janë rritur dhe janë tërhequr nga pika e deritanishme e vdekur – një euro për kokë banori, për një vit arritën 1,75.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *