Home / Lajme / Maqedoni / Zgjidhet nëndega e PDSH-së në Brodec

Zgjidhet nëndega e PDSH-së në Brodec

28 prill-Kryesia e sapozgjedhur e nëndegës së Brodecit, në mbledhjen e sotme njoftoi përfaqësuesit e Kryesisë Qëndrore të PDSH-së për shtypjet e vazhdueshme që iu bëhen fshatarëve të Brodecit nga ana e militantëve të BDI-së. Përkundër kësaj interesimi për të iu bashkangjit radhëve të PDSH-së është i madh.

Të dëshpruar nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, të manipuluar dhe të anashkaluar nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, sot banorët e fshatit Brodec të Tetovës i hapën dyert për Partinë Demokratike Shqptare.
Me iniciativë të disa banorëve të fshatit Brodec, sot u themelua nëndega e PDSH-së. Në mbledhjen konstituive të nëndegës së PDSH-së në Brodec në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, prof.dr. Metin Izeti dhe Kryetarit të degës së PDSH-së në Tetovë, z. Luan Tresi, për Kryetar nëndege në Brodec u zgjodh Avdil Fetai, sëbashku me disa anëtarë të tjerë të cilët do të jenë pjesë e kryesisë së nëndegës. Strukturave të kësaj partie ju bashkangjit edhe ish-kryetari i nëndegës së BDI-së dhe disa ish-anëtarë të kësaj partie të zhgënjyer nga politika e Qeverisë aktuale.

Kryesia e sapozgjedhur e nëndegës së Brodecit, në mbledhjen e sotme njoftoi përfaqësuesit e Kryesisë Qëndrore të PDSH-së për shtypjet e vazhdueshme që iu bëhen fshatarëve të Brodecit nga ana e militantëve të BDI-së. Përkundër kësaj interesimi për të iu bashkangjit radhëve të PDSH-së është i madh.

Themelimi i strukturave dhe angazhimi i banorëve të kësaj ane do të kontribuojë në realizimin e qëllimeve dhe programit të PDSH-së ku përveç projekteve të përgjithshme kombëtare, një vend të rëndësishëm zë edhe zhvillimi i malësisë së Tetovës, ka deklaruar para të pranishmëve Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, z. Metin Izeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *