Home / Lajme / Botë / 102 gazetarë të vrarë në 2010-ën

102 gazetarë të vrarë në 2010-ën

3 maj-Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Azia me 40 gazetarë të vrarë, ndërsa pastaj vjen Amerika Latine me 32 të vrarë, thuhet në raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë.

Vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Pakistani me 16 të vrarë. Meksika radhitet e dyta me 12, ndërsa Hondurasi i treti me 10 të vdekur. Shtatë gazetarë kanë vdekur në Evropë, dy në Rusi, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.

Gjithsejt 102 gazetarë janë vrarë në vitin 2010, tetë më shumë se një vit më parë, tha Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me seli në Vjenë.

Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Azia me 40 gazetarë të vrarë, ndërsa pastaj vjen Amerika Latine me 32 të vrarë, thuhet në raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë.

Vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Pakistani me 16 të vrarë. Meksika radhitet e dyta me 12, ndërsa Hondurasi i treti me 10 të vdekur. Shtatë gazetarë kanë vdekur në Evropë, dy në Rusi, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.

Insituti tha se në dekadën e kaluar janë vrarë gjithsejt 788 gazetarë. Iraku, me 177 vrasje, Filipinet me 96 dhe Kolumbia me 50 gazetarë të vrarë radhiten si vendet më të rrezikshme.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *