Home / Lajme / Maqedoni / 20 parti në zgjedhjet e 5 qershorit

20 parti në zgjedhjet e 5 qershorit

6 maj-Në KSHZ kanë arritur gjithsej 21 lista të kandidatëve për deputetë, prej tyre 20 janë lista të kandidatëve të partive politike, ndërsa një e një grupi të zgjedhësve

Deri në skadimin e afatit, mbrëmë në mesnatë, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë arritur gjithsej 21 lista të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prej tyre 20 janë lista të kandidatëve të partive politike, ndërsa një e një grupi të zgjedhësve. Numër më të madh të listave të dorëzuara ka në njësitë zgjedhore 1 dhe 6.

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko në konferencën e sotme për shtyp informoi edhe për interesim për votimin e qytetarëve të Maqedonisë në vendet e huaja dhe madje theksoi se deri tani kanë mbërritur dhe shtypur 7.379 paraqitje, duke përmendur se ky numër nuk është përfundimtar.

“Theksoj se ky numër ende nuk është përfundimtar, për shkak se në pajtim me dispozitat ligjore pas përfundimit të afatit të paraqitjes të qytetarëve për votim në vendet e huaja, gjatë 48 orëve të ardhshme paraqitjet që janë dorëzuar deri te përfaqësitë konsullore mund të dorëzohen deri te MPJ-ja, ndërsa pas skadimit të këtyre 48 orëve paraqitjet nga MPJ-ja duhet të dorëzohen më së voni në afat prej 24 orëve deri te KSHZ-ja.

Formalisht ende po rrjedh afati për dërgimin e paraqitjeve të cilat janë paralajmëruar nga MPJ-ja deri te KSHZ-ja. Besoj se gjatë ditës së nesërme do të dalim me numër edhe më të saktë”, tha kryetari i KSHZ-së. Kondarko shpjegoi se nga MPJ-ja kanë paralajmërim se sot do të mbërrijnë 1.270 paraqitje shtesë dhe se përmes përfaqësive diplomatike – konsullore do të mbërrijnë edhe rreth 500 paraqitje.

Në KSHZ kanë mbërritur edhe rreth 625 paraqitje përmes rrugës elektronike të cilat duhet në mënyrë plotësuese të përpunohen.

Sipas KSHZ-së, numër më i madh i paraqitjeve për votim – 4.499 kanë mbërritur në njësinë zgjedhor shtatë gjegjësisht në “Evropë dhe Afrikë”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *