Home / Lajme / Botë / 5,4 milionë njerëz do të vdesin nga duhani

5,4 milionë njerëz do të vdesin nga duhani

31 maj-
Këtë vit 5,4 milionë njerëz do të vdesin nga duhani dhe sëmundjeve të lidhura me këtë faktor të rrezikshëm, më shumë se sa që vdesin nga HIV – SIDA, malaria dhe tuberkulozi të kombinuara bashkë. Në Maqedonisë sipas OBSH pothuajse 21 për qind e të gjitha rasteve vdekjeprurëse të moshës midis 35 dhe 69 vjet janë për shkak të pirjes së duhanit.

Pirja e duhanit është problemi kryesor dhe arsye themelore për mortalitetin në botë. Këtë vit 5,4 milionë njerëz do të vdesin nga epidemia globale e duhanit dhe sëmundjeve të lidhura me këtë faktor të rrezikshëm, më shumë se sa që vdesin nga HIV – SIDA, malaria dhe tuberkulozi të kombinuara bashkë. Çmimin që e paguajnë duhanpirësit në dëm të tyre në mënyrë rapide rritet. Për dy dekada do ta arrijë numrin prej 8 milionë raste vdekjeprurëse në vit.
Sipas analizës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar me rastin e 31 majit – Ditës botërore kundër pirjes së duhanit, në qoftë se nuk ndërmerren masa serioze, miliarda njerëz mund të vdesin nga përdorimi i duhanit gjatë shekullit 21.
Pirja e duhanit merr 12-20 vite nga jeta dhe është arsye për 21 për qind e rasteve vdekjeprurëse. Në rajonin evropian, prevalenca e pirjes së duhanit është rreth 28,6 për qind me dallim të madh gjinor, gjegjësisht 40 për qind e burrave dhe 18,2 për qind e grave janë pirëse të duhanit. Në mesatare, 24 për qind e popullatës rinore të moshës prej 15 vjeç janë duhanpirës. Sipas informatave të fundit shkalla mesatare e mortalitetit për Evropë është 35,2 në 100.000 banorë nga sëmundje të lidhura me pirjen e duhanit. Rreth 600 mijë njerëz prej të cilëve, një e katërta janë fëmijë që do të vdesin nga ekspozimi në tym nga cigaret ose e ashtuquajtur pirje pasive e duhanit.
Në Republikën e Maqedonisë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pothuajse 21 për qind e të gjitha rasteve vdekjeprurëse të moshës midis 35 dhe 69 vjet janë për shkak të pirjes së duhanit.
Disa hulumtime të OBSH-së për Maqedoninë, duke krahasuar tregojnë se cigare kanë ndezur 36 për qind e 15-vjeçarëve, 9 prej 13-vjeçarëve dhe 2 për qind e 11-vjeçarëve. Prevalenca e pirësve të tanishëm të cigareve është rritur prej 7,7 për qind në vitin 2002 në 9,8 për qind në vitin 2008. Prevalenca e pirjes së duhanit është rritur tek gjinia femërore edhe atë prej 6,8 në vitin 2002 në 9,8 për qind në vitin 2008. Përqindja e të ashtuquajturve pirës të tanishëm midis pjesëmarrësve nuk dallohet për nga rajonet, por norma është më e lartë në Shkup – 13,6 për qind, ndërsa më e ulët në rajonet rurale – 6,8 për qind.
Për shkak të gjitha këtyre problemeve për shëndetin e njeriut dhe rrethinën të cilat i shkakton duhani, është vendosur që Dita botërore kundër pirjes së duhanit 31 maji këtë të shënohet nën moton “Tre mënyra që të shpëtohet jetë”.
OBSH-ja thekson se kjo mund të arrihet me realizimin e obligimeve nga Konventa kornizë për luftë kundër duhanit, si përmes formimit të çmimit, reklamave, shenjave të paralajmërimit për pasojat e dëmshme, ndalesës për pirje të duhanit në vende publike…, si dhe me edukim më të madh shëndetësor në ulje, parandalim dhe heqje dorë nga pirja e cigareve për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët duhet të kuptojnë për efektet pozitive nga heqja dorë nga duhani.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *