Home / Lajme / Maqedoni / Ademi në Konferencën ndërkombëtare ballkanike

Ademi në Konferencën ndërkombëtare ballkanike

10 maj-Ademi tha se populli i Ballkanit ka qenë dëshmitar i shumë luftërave, dështimeve dhe ndryshimeve rapide, por prapë se prapë njerëzit janë paqedashës dhe tolerant

Në Shkup u hap dje Konferenca vjetore ndërkombëtare ballkanike që do të zgjasë deri më 13 maj, ku tema kryesore është Bashkëekzistimi i kulturave në Ballkan, gjithashtu është planifikuar të shqyrtohen më shumë tema nga arsimi, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Konferenca organizohet nga Universiteti i Stambollit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” Universiteti “Rodgers”, Akademia veriperëndimore për administratë publike dhe nën patronazhin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Hapjen zyrtare të Konferencës e bëri zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi, i cili tha se populli i Ballkanit ka qenë dëshmitar i shumë luftërave, dështimeve dhe ndryshimeve rapide, por prapë se prapë njerëzit janë paqedashës dhe tolerant, jetojnë në harmoni dhe kanë një traditë të pranuar që thotë ndihmoji fqiut. “Për mua të jesh ballkanas do të thotë të kesh më tepër përvojë, të cilën në një mënyrë e kemi të lindur në formë të gjindshmërisë, mikëpritjes e kujdesit dhe të mentaliteti unikat. Përveç asaj që sot do të kemi mundësinë të zbulojmë më tepër rreth përparësisë e të qenurit pjesë e këtij shteti shumëkulturor, përveç punimeve të mbledhura nga punonjës shkencorë do të hulumtojmë historinë e përbashkët rreth këtyre kulturave”, tha zëvendëskryeministri Ademi. Ai tha se shkurtimisht do të mundohet të sqarojë përse bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të Ballkanit ka rëndësi esenciale. “Mu për këto përparësi të rralla evenimenti i sotëm vetëm do të na përkujton në atë që duhet ta propagandojmë para bashkëqytetarëve tanë. Këtu na u është dhënë mundësia e vetme që lind vetëm gjatë një përzierje unikate të këtillë të energjive dhe parakushteve, e cila nuk ekziston askund në botë. Të larguar jemi mjaft nga luftërat e së kaluarës, që të mundemi të kthehemi dhe të shikojmë kah ardhmëria e ndritshme e cila garanton se nëse i ‘rendisim kartat’ drejt në këtë territor mund të krijohet prosperitet ekonomik i përmasave solide. Prosperitet ekonomik që kanë të gjithë ato shtete dhe rajone që kanë qenë të bekuar me kushte të volitshme stabile politike dhe mjete të mjaftueshme që ti çmojnë kuadrot e arsimuara dhe të ruajnë potencialin e tyra”, theksoi Ademi. Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Agron Reka theksoi se mbajtja e kësaj konference shkencore dëshmon se lidhjet kulturore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira dhe po forcohen. Ky aktivitet dëshmon edhe se populli turk dhe popujt e tjerë të Ballkanit, veçanërisht shqiptarët, maqedonët, popujt e tjerë në këto hapësira janë popuj artdashës dhe arsimdashës. Në fund të konferencës rektori i Universitetit të Stambollit Jonuz Sojlet u ndau mirënjohje për kontribut ministrit pa resor në Republikën e Maqedonisë Hadi Nezir dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Konferenca ka disa qellime: qëllimi i parë është që të hulumtohet kultura dhe historia e përbashkët e Ballkanit, qëllimi i dytë është të ndërtohet vetëdije për bekgraundin e fuqishëm të përbashkët dhe qëllimi i tretë, arritja e bashkëpunimit midis vendeve ballkanik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *