Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi firmosën paktin për zgjedhje të lira dhe demokratike

Ahmeti dhe Thaçi firmosën paktin për zgjedhje të lira dhe demokratike

4 maj-Marrëveshja e nënshkrua në praninë e ambasadorit të SHBA-ve, Filip Riker, ambasadorit të BE-së, Peter Sorensen dhe atij të Shqipërisë, Arben Çejku. Kjo marrëveshje përqëndrohet në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke shmangur incidentet zgjedhore

Krerët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Shkup nënshkruan marrëveshjen të ashtuquajtur “Pakti elektoral” për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Marrëveshja e nënshkrua në praninë e ambasadorit të SHBA-ve, Filip Riker, ambasadorit të BE-së, Peter Sorensen dhe atij të Shqipërisë, Arben Çejku. Kjo marrëveshje përqëndrohet në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke shmangur incidentet zgjedhore.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tepër i rëndësishm, ndërsa implementimi i saj edhe më i rëndësishëm”, theksoi ambasadori shqiptar, duke përmendur mbështetjen edhe nga përfaqëësitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-ve.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se kjo marrëveshje duhet të garantoi zgjedhje të lira dhe demokratike dhe se sipas tij, BDI angazhohet për këto standarde. “Faleminderoj ambasadorin Çejku për arritjen e marrëveshjes midis dy partive më të mëdha për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Po ashtu faleminderoj edhe ambasadorin Riker dhe Soresen për një angazhim sa më të mirë politik dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se imazhi i një partie përcaktohet nga mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se ky është një hap shumë i mirë që të binden njerëzit se zgjedhjet janë një aren e konkurencave politike e jo dhunës. “Ky është një hap shumë i mirë që të binden qytetarët se zgjedhjet nuk janë fushatë dhune por konkurence politike. Përgjegjësia për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike i takon pushtetit por edhe opozita ka rolin e saj.Ne marr im përgjegjësi që këto shkronja të behen realitet”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi. Sipas tij me këtë do të dëshmohet se shqiptarët janë të përcaktuar që të realizohet ëndërra e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ambasadori amerikan, Filip Riker ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis dy partive më të mëdha politike shqiptare. “Kjo dëshmon edhe kapacitet demokratike dhe është një hap pozitiv për Maqedoninë”, ka shtuar Riker. Mesazhin e njejtë e ka shprehur edhe ambasadori evropian Sorensen duke shtuar se marrëveshja ndikon në krijimin e kushteve dhe atmosferës demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
MARRËVESHJA E PLOTË

Duke u nisur nga vullneti i përbashkët për të dhënë një kontribut substancial në ndërtimin e instucioneve demokratike të vendit dhe;

-Të inkurajuar nga dëshira e qytetarëve dhe miqëve tanë ndërkombëtar për një dialog dhe mirëkuptim reciprok;

-Në mbështetje të vizionit tonë të përbashkët për një Maqedoni demokratike, europiane dhe të integruar në NATO dhe BE dhe;

-Të bindur se këto zgjedhje janë për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e tyre,

Nënshkruajmë këtë Marrëveshje të përbashkët si një Pakt Elektoral për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në Maqedoni me 5 qershor 2011.

Në mbështetje të kuadrit ligjor për zgjedhjet në Maqedoni dhe në përmbushje të filozofisë dhe programeve tona partiake, kemi rënë dakord;

1)- Të angazhohemi për një process zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm për të garantuar vullnetin politik të qytetarëve tanë.

2)-Të ftojmë gjithë shtetasit me të drejtë vote që të marrin pjesë në votime.

3)-Të angazhohemi për shmangien e gjuhës së urrejtjes, fyerjeve, provokimeve dhe akteve tjera, që prodhojn tension dhe konfrontim.

4)-Të inkurajomë bashkëpunim mes shtabeve tona elektorale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dita e votimit, procesi i numrimit dhe shpallja e rezultateve.

5)-Të njohim dhe pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, i cili do dalë nga një proces i lirë, i drejtë dhe i ndershëm.

6)-Të ftojmë gjitha partit tjera që t’i bashkangjiten kësaj deklarate.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *