Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti e Thaçi takojnë sportistët

Ahmeti e Thaçi takojnë sportistët

17 maj-Ahmeti sot ka takuar shoqatën e tifozëve “Ballistët” nga Tetova, të cilët ia dhuruan fanellën e KF “Shkendija” me numrin 7, ndërkohë, ditë më parë, edhe kreu i PDSH-së, Thaçi ishte nikoqir i Klubit të Volejbollit “Shkëndija”, fitues i Kupës së Maqedonisë në volejboll

Në selinë e BDI-së në Tetovë, Shoqata e tifozëve “Ballistët” nga Tetova të martën u takuan me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në komunikatën drejtuar mediave, thuhet se Ahmeti ka falënderuar tifozët e KF “Shkëndija”, ndërsa ka folur edhe për rëndësinë dhe rolin që ka luajtur ky klub i qytetit të Tetovës “Shkëndija”.
“Përveç që si klub futbollistik që ka grumbulluar sportistët më të mirë shqiptar, ai ka luajtur edhe rol shumë të rëndësishëm në ngritje e vetëdijes kombëtare dhe afirmimin e sportit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. ‘Shkëndija’ bashkë me KF ‘Prishtina’ kanë qenë dy klubet simotra që gjithmonë në shkallët e stadiumeve grumbullonin të rinj që përveç tifos që bënin për klubet e zemrës, punon edhe për avancimin e çështjes shqiptare. Prandaj, sistemi i atëhershëm shpeshherë e ndalonte pjesëmarrjen e tyre në ndeshjet futbollistike”, tha Ahmeti. Përfaqësuesit e “Ballistëve”, thuhet më tej në komunikatë, falënderuan kryetarin e BDI-së për kontributin e tij dhe të BDI-së për avancimin e sportit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti, për përkrahjen e përhershme që i është dhënë atyre. “Ballistët”, në shenjë respekti dhe në shenjë falënderimi, i dhuruan Ahmetit fanellën e KF “Shkendija” me numrin 7.
Ndërkohë, ditë më parë, edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ishte nikoqir i Klubit të Volejbollit “Shkëndija”, fitues i Kupës së Maqedonisë në volejboll. Me këtë rast, kryetari i PDSH-së përgëzoi Kryesinë e klubit dhe lojtarët e KV “Shkëndija” për suksesin historik të klubit, me ç’rast deklaroi se “Shkëndija” konfirmoi se në saje të disiplinës në punë, nuk mungojnë edhe rezultatet.
“Në saje të seriozitetit dhe disiplinës në punë, nuk mungojnë as rezultatet, këtë e dëshmoi klubi i volejbollit Shkëndija, e cila për herë të parë pas 37 viteve shpallet fituese e kupës së Maqedonisë”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *