Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti me “BALLISTAT” ?- asgjë të përbashkët !

Ahmeti me “BALLISTAT” ?- asgjë të përbashkët !

19 maj-Do të ishte mirë ,që këta persona ta pytshin Ali Ahmetin se kush i maltretojë shqipatrët pas ndeshjes në lagjen në “NEREZI”.Apo kush i rrahu barbarisht fansat shqiptar në sallën sportive në “SARAJ”- Ne të gjith e dijmë se këto dhe shumë ngjarje tjera tragjike për shqipatërt ndodhën kur Ali Ahmeti është në pushtet.

Mediumet lajmëruan se “…në zyrën e tij në BDI, Ali Ahmeti priti një delegacion të simpatizantëve të “BALLISTAVE”…” .
Edhe pse jemi në fushatë,megjithate kjo nuk do të thotë se lejohet që cdo gjë të përdhoset deri në këtë shkallë.
Mbase ne mund të kemi mirëkuptim se z.Ali Ahmeti dhe partia e tij ballafaqohen me vërshtërsi shumë të mëdha sepse përfundimisht qytetarët shqiptar me anë të votës së tyre do ta dënojnë këtë subjekt politik dhe vecmas Ali Ahmetin duke votuar kundër atij dhe subjektin që ai përfaqëson .
Dhe kjo padyshim nuk paraqet ndonjë lajm duke patur parasysh dëmin që I kanë shkaktuar shqiptarëve vetë politika servile e Ali Ahmeti dhe subjekti që ai përfaqëson.
Po ti kthehemi edhe njëherë,tentimin për manipulim të ndjenjave të disa dhjetra mijërave fansave të njohur si “BALLISTAT”.
I ashtuquajturi delegacion i “BALLISTAVE’ që sot vizitoi zyrat e BDI dhe vetë Ali Ahmetin në fakt nuk janë askush tjetër por vetë oborrtarët e tij.
Ja përbërja e gjoja delegacionit :

– Blerim Besimi- djali i vëllaut të ministrit të Gruevskit, Fatmir Besimi
-Valdrim Asani- ish shef kabineti i ministrit tjetër të Gruevskit, Nexhati Jakupi (i akuzuar per korupcion, mito, hajdutllëk)
-dhe një Arlind Zeqiri–zëdhënës i shtabit të BDI-dega Tetovë

E kjo është BDI !-Ashtu si e njohim të gjith,me mashtrime e nëncmime për shqiptarët.Fundja e pacin veten në qafë.
Neve na intereson ajo pjesa e jonë e ajo është që në emër të “BALLISTAVE” nuk mund të thirren disa persona që janë oborrtarë të asaj partije.
Do të ishte mirë ,që këta persona ta pytshin Ali Ahmetin se kush i maltretojë shqipatrët pas ndeshjes në lagjen në “NEREZI”.Apo kush i rrahu barbarisht fansat shqiptar në sallën sportive në “SARAJ”- Ne të gjith e dijmë se këto dhe shumë ngjarje tjera tragjike për shqipatërt ndodhën kur Ali Ahmeti është në pushtet.

Në fund një porosi për z.Ali AHMETI- larg thonjtë nga “BALLISTAT” !

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *